| Chapter 11 |
1 |
Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë.
|
2 |
Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje.
|
3 |
Dhe i thanë njëri tjetrit: "O burra, të bëjmë tulla dhe t`i pjekim me zjarr!". Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.
|
4 |
Dhe thanë: "O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t`i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut".
|
5 |
Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.
|
6 |
Dhe Zoti tha: "Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t`i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
|
7 |
O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit".
|
8 |
Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
|
9 |
Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.
|
10 |
Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.
|
11 |
Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
|
12 |
Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu.
|
13 |
Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
|
14 |
Shelahu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Eberi.
|
15 |
Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
|
16 |
Eberi jetoi tridhjetë e katër vjet dhe lindi Pelegu.
|
17 |
Mbas lindjes së Pelegut, Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
|
18 |
Pelegu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Reu.
|
19 |
Mbas lindjes të Reut, Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
|
20 |
Reu jetoi tridhjetë e dy vjet dhe i lindi Serugu.
|
21 |
Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
|
22 |
Serugu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Nahori;
|
23 |
mbas lindjes së Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
|
24 |
Nahori jetoi njëzet e nëntë vjet dhe i lindi Terahu;
|
25 |
mbas lindjes së Terahut, Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
|
26 |
Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.
|
27 |
Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.
|
28 |
Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve.
|
29 |
Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.
|
30 |
Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë.
|
31 |
Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.
|
32 |
Terahu jetoi dyqind e pesë vjet, pastaj Terahu vdiq në Haran.
|