| Chapter 10 |
1 |
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë
|
2 |
"Bëj dy bori prej argjendi; do t`i bësh me argjend të rrahur; do t`i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet.
|
3 |
Nën tingullin e të dyjave gjithë asambleja do të mblidhet pranë teje, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
|
4 |
Nën tingullin e njerës bori, prijësit, krerët e divizioneve të Izraelit do të mblidhen pranë teje.
|
5 |
Kur do t`i bini alarmit për herë të parë, ata që janë në lindje do të vihen në lëvizje.
|
6 |
Kur do t`i bini alarmit për herë të dytë, ata që janë në jug do të vihen në lëvizje; duhet t`i bini alarmit që të vihen në lëvizje.
|
7 |
Kur duhet të mblidhet asambleja do t`i bini borisë, pa i rënë alarmit.
|
8 |
Do t`u bien borive bijtë e Aaronit, priftërinjtë; ky do të jetë një statut i përjetshëm për ju dhe për trashëgimtarët tuaj.
|
9 |
Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t`i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj.
|
10 |
Po kështu në ditët tuaja të gëzimit, në festat tuaja të caktuara dhe në fillim të muajve tuaj të parë, do t`u bini borive me rastin e olokausteve dhe të flijimeve tuaja të falënderimit; dhe kështu ato do të bëjnë që të kujtoheni përpara Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
|
11 |
Por ndodhi që në vitin e dytë, në muajin e dytë, ditën e njëzetë të muajit, reja u ngrit mbi tabernakullin e dëshmisë.
|
12 |
Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.
|
13 |
Kështu u nisën për rrugë herën e parë simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.
|
14 |
I pari lëvizi flamuri i kampit të bijve të Judës, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Judës e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.
|
15 |
Nethaneeli, bir i Tsuarit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Isakarit,
|
16 |
ndërsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Zabulonit.
|
17 |
Pastaj u çmontua tabernakulli dhe bijtë e Merarit dhe të Gershonit u nisën për rrugë, duke transportuar tabernakullin.
|
18 |
Pastaj u vu në lëvizje flamuri i kampit të Rubenit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Rubenit e komandonte Elitsuri, bir i Shedeurit.
|
19 |
Shelumieli, bir i Tsurishadait, komandonte divizionin e fisit të bijve të Simeonit,
|
20 |
ndërsa Eliasafi, bir i Deuelit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Gadit.
|
21 |
Pastaj u vunë në lëvizje Kehathitët, duke transportuar sendet e shenjta; ata do ta ngrinin tabernakullin para ardhjes së tyre.
|
22 |
Pas kësaj u nis flamuri i kampit të bijve të Efraimit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.
|
23 |
Gamalieli, bir i Pedahtsurit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Manasit,
|
24 |
ndërsa Abidani, bir i Gideonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Beniaminit.
|
25 |
Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë simbas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.
|
26 |
Pagieli, bir i Okranit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Asherit,
|
27 |
ndërsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Neftalit.
|
28 |
Kjo ishte radha e marshimit të bijve të Izraelit, simbas divizioneve të tyre. Kështu u vunë në lëvizje.
|
29 |
Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë "Unë do t`jua jap". Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,
|
30 |
Hobabi iu përgjegj: "Unë nuk do të vij, por do të kthehem në vendin tim te të afërmit e mi".
|
31 |
Atëherë Moisiu i tha: "Mos na lërë, sepse ti e di ku duhet të fushojmë në shkretëtirë dhe ti do të jesh si sytë për ne.
|
32 |
Në qoftë se vjen me ne, çdo të mirë që do të na bëjë Zoti, ne do të ta bëjmë ty".
|
33 |
Kështu u nisën nga mali i Zotit dhe ecën tri ditë; dhe arka e besëlidhjes së Zotit shkoi para tyre gjatë një udhëtimi prej tri ditësh, për të gjetur një vend ku ata të pushonin.
|
34 |
Dhe reja e Zotit qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi.
|
35 |
Kur nisej arka, Moisiu thoshte; "Çohu, o Zot, me qëllim që të shkatërrohen armiqtë e tu dhe të ikin me vrap para teje ata që të urrejnë!".
|
36 |
Dhe kur ndalej, thoshte: "Kthehu, o Zot, pranë morisë së madhe të njerëzve të Izraelit!".
|