Albanian Bible

1 i Samuelit 7

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 8

1


 

   Kur Samueli u plak emëroi bijtë e tij si gjyqtarë të Izraelit.  

 

 


2


 

   I parëlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit në Beer-Sheba.  

 

 


3


 

   Por bijtë e tij nuk ndoqën shembëllin e tij, u larguan nga rruga e drejtë duke siguruar fitime të palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtësinë.  

 

 


4


 

   Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah,  

 

 


5


 

   dhe i thanë: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet".  

 

 


6


 

   Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: "Na jep një mbret që të na qeverisë". Prandaj Samueli iu lut Zotit.  

 

 


7


 

   Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta.  

 

 


8


 

   Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t`u shërbyer perëndive të tjera.  

 

 


9


 

   Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallju të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta".  

 

 


10


 

   Kështu Samueli i tregoi tërë fjalët e Zotit drejtuar popullit që i kërkonte një mbret.  

 

 


11


 

   Dhe tha: "Këto do të jenë të drejtat e mbretit që do të mbretërojë mbi ju. Ai do t`i marrë bijtë tuaj dhe do t`i caktojë në qerret e tij, me qëllim që të bëhen kalorës të tij dhe të vrapojnë përpara qerreve;  

 

 


12


 

   për t`i bërë ata kapidanë të mijëshëve dhe të pesëdhjetëshëve, për t`i vënë ata t`i lërojnë arat, t`i korrin të lashtat, t`i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij.  

 

 


13


 

   Do të marrë bijat tuaja për t`i bërë parfumiere, gjellbërëse dhe furrtare.  

 

 


14


 

   Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; më të mirat që keni, për t`ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.  

 

 


15


 

   Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t`ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.  

 

 


16


 

   Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t`i përdorur në punimet e tij.  

 

 


17


 

   Do të marrë edhe të dhjetën e kopeve tuaja, dhe ju do të jeni skllevërit e tij.  

 

 


18


 

   Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t`ju përgjigjet".  

 

 


19


 

   Me gjithatë populli nuk deshi t`i dëgjojë fjalët e Samuelit dhe tha: "Jo, do të kemi një mbret mbi ne.  

 

 


20


 

   Kështu do të jemi edhe ne si gjithë kombet; mbreti ynë do të na qeverisë, do të na dalë në krye dhe do të luftojë në betejat tona".  

 

 


21


 

   Samueli i dëgjoi tërë fjalët e popullit dhe ia tregoi Zotit.  

 

 


22


 

   Zoti i tha Samuelit: "Dëgjoje kërkesën e tyre dhe cakto një mbret mbi ta". Atëherë Samueli u tha njerëzve të Izraelit: "Secili të kthehet në qytetin e tij".  

 

 


1 i Samuelit 9

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: