| Chapter 20 |
1 |
Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
|
2 |
"Për këtë mendimet e mia më shtyjnë të përgjigjem, për shkak të shqetësimit që ndjej brenda vetes sime.
|
3 |
Kam dëgjuar një qortim që më turpëron, por fryma ime më shtyn të përgjigjem ashtu si e gjykoj.
|
4 |
A nuk e di ti që gjithnjë, qysh prej kohës që njeriu u vu mbi tokë,
|
5 |
triumfi i të këqijve zgjat pak dhe gëzimi i të pabesëve zgjat vetëm një çast?
|
6 |
Edhe sikur madhështia e tij të arrinte deri në qiell dhe koka e tij të prekte retë,
|
7 |
ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?".
|
8 |
Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate.
|
9 |
Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.
|
10 |
Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij.
|
11 |
Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të.
|
12 |
Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë,
|
13 |
nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë.
|
14 |
Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij.
|
15 |
Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t`ia nxjerrë nga barku.
|
16 |
Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.
|
17 |
Nuk ka për të parë më lumenj as përrenj që rrjedhin me mjaltë dhe gjalpë.
|
18 |
Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij.
|
19 |
Sepse ka shtypur dhe braktisur të varfrin, ka shtënë në dorë me forcë një shtëpi që nuk e kishte ndërtuar.
|
20 |
Duke qenë se lakmia e tij nuk ka njohur kurrë qetësi, ai nuk do të shpëtojë asgjë nga gjërat që dëshironte aq shumë.
|
21 |
Asgjë nuk do t`i shpëtojë pangopësisë së tij, prandaj mirëqënia e tij nuk do të zgjasë.
|
22 |
Kur të jetë në kulmin e bollëkut do të gjendet ngushtë; dora e të gjithë atyre që vuajnë do të ngrihet kundër tij.
|
23 |
Kur të jetë bërë gati për të mbushur barkun, Perëndia do të dërgojë mbi të zjarrin e zemërimit të tij, që do të bjerë mbi të kur të jetë duke ngrënë.
|
24 |
Ai mund të shpëtojë nga një armë prej hekuri, por atë do ta shpojë një hark prej bronzi.
|
25 |
Nxirret shigjeta që del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atë e pushton tmerri.
|
26 |
Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth.
|
27 |
Qielli do të zbulojë paudhësinë e tij dhe toka do të ngrihet kundër tij.
|
28 |
Të ardhurat e shtëpisë së tij do t`i merren, do t`i marrin në ditën e zemërimit të tij.
|
29 |
Ky është fati që Perëndia i cakton njeriut të keq, trashëgimi që i është dhënë nga Perëndia.
|