| Chapter 29 |
1 |
Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha:
|
2 |
"Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,
|
3 |
kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;
|
4 |
siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,
|
5 |
kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;
|
6 |
kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.
|
7 |
Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,
|
8 |
të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;
|
9 |
princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë;
|
10 |
zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.
|
11 |
veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,
|
12 |
sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.
|
13 |
Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.
|
14 |
Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë.
|
15 |
Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin;
|
16 |
isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.
|
17 |
I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij.
|
18 |
Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;
|
19 |
rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;
|
20 |
lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time".
|
21 |
Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.
|
22 |
Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.
|
23 |
Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.
|
24 |
Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.
|
25 |
Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.
|