| Chapter 32 |
1 |
Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë.
|
2 |
Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia.
|
3 |
Zemërimi i tij u ndez edhe kundër tre miqve të tij, sepse nuk kishin gjetur përgjigjen e drejtë, megjithëse e dënonin Jobin.
|
4 |
Elihu kishte pritur për t`i folur Jobit, sepse ata ishin më të moshuar se ai.
|
5 |
Por kur Elihu u bind që në gojën e këtyre tre njerëzve nuk kishte më përgjigje, ai u zemërua.
|
6 |
Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t`ju parashtroj mendimin tim.
|
7 |
Thoja: "Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t`u mësojë diturinë".
|
8 |
Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.
|
9 |
Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.
|
10 |
Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.
|
11 |
Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentat tuaja, ndërsa kërkonit të thonit diçka.
|
12 |
Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij.
|
13 |
Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!".
|
14 |
Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t`i përgjigjem me fjalët tuaja.
|
15 |
Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë.
|
16 |
Duhet të pres akoma, sepse nuk flasin më, rrinë aty pa dhënë asnjë përgjigje.
|
17 |
Do të paraqes edhe unë pjesën time, do të shtroj edhe unë mendimin tim.
|
18 |
Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron.
|
19 |
Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur.
|
20 |
Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.
|
21 |
Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt;
|
22 |
sepse unë nuk di të bëj lajka, përndryshe Krijuesi im do të më hiqte shpejt nga mesi".
|