| Chapter 33 |
1 |
"Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!
|
2 |
Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.
|
3 |
Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra.
|
4 |
Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.
|
5 |
Në rast se mundesh, m`u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.
|
6 |
Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.
|
7 |
Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.
|
8 |
Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:
|
9 |
"Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.
|
10 |
Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;
|
11 |
i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".
|
12 |
Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.
|
13 |
Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?
|
14 |
Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:
|
15 |
në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.
|
16 |
Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,
|
17 |
për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,
|
18 |
për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.
|
19 |
Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,
|
20 |
aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.
|
21 |
Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;
|
22 |
kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.
|
23 |
Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t`i tregojë njeriut detyrën e tij.
|
24 |
Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".
|
25 |
Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.
|
26 |
Do t`i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.
|
27 |
Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.
|
28 |
Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".
|
29 |
Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,
|
30 |
për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.
|
31 |
Ki kujdes, Jobi, dëgjomë; rri në heshtje, dhe unë do të flas.
|
32 |
Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë.
|
33 |
Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë".
|