| Chapter 36 |
1 |
Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:
|
2 |
"Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
|
3 |
Do ta sjell larg atë që di dhe do t`i jap hak atij që më ka krijuar.
|
4 |
Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
|
5 |
Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
|
6 |
Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.
|
7 |
Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
|
8 |
Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,
|
9 |
atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.
|
10 |
Kështu ai ua hap veshët për t`u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.
|
11 |
Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t`i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime;
|
12 |
por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.
|
13 |
Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,
|
14 |
kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve.
|
15 |
Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.
|
16 |
Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.
|
17 |
Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.
|
18 |
Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.
|
19 |
Vallë a do t`i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?
|
20 |
Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.
|
21 |
Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.
|
22 |
Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
|
23 |
Vallë, kush mund t`i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t`i thotë: "Ti ke bërë keq"?
|
24 |
Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;
|
25 |
tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t`i soditë nga larg.
|
26 |
Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.
|
27 |
Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi,
|
28 |
që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.
|
29 |
Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?
|
30 |
Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.
|
31 |
Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.
|
32 |
Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.
|
33 |
Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.
|