| Chapter 16 |
1 |
Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.
|
2 |
I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje".
|
3 |
Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.
|
4 |
Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t`i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre.
|
5 |
Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short.
|
6 |
Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.
|
7 |
Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën.
|
8 |
Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.
|
9 |
Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri,
|
10 |
sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.
|
11 |
Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.
|