| Chapter 18 |
1 |
"Të dua, o Zot, forca ime.
|
2 |
Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë.
|
3 |
Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t`u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi.
|
4 |
Dhembje vdekjeje më kishin pushtuar dhe përrenj njerëzish të kobshëm më kishin tmerruar.
|
5 |
Ankthet e Sheolit më kishin rrethuar dhe leqet e vdekjes më rrinin përpara.
|
6 |
Në ankthin tim kërkova Zotin dhe i klitha Perëndisë tim; ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe zëri im arriti para tij, në veshët e tij.
|
7 |
Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë.
|
8 |
Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij.
|
9 |
Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij;
|
10 |
i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës.
|
11 |
Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.
|
12 |
Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, brësher dhe thëngjij.
|
13 |
Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.
|
14 |
Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap.
|
15 |
Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan.
|
16 |
Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.
|
17 |
Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.
|
18 |
Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,
|
19 |
dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.
|
20 |
Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,
|
21 |
sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im,
|
22 |
sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij.
|
23 |
Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.
|
24 |
Sepse Zoti më ka dhënë sipas drejtësisë sime, sipas pastërtisë së duarve të mia përpara syve të tij.
|
25 |
Ti tregohesh i dhimbshëm ndaj njeriut besimtar dhe i drejtë me njeriun e drejtë.
|
26 |
Ti tregohesh i pastër me atë që është i pastër dhe i dinak me të ligun,
|
27 |
sepse ti je ai që shpëton njerëzit e pikëlluar dhe ul sytë që janë krenarë;
|
28 |
ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time,
|
29 |
sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur.
|
30 |
Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.
|
31 |
Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim?
|
32 |
Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.
|
33 |
Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta;
|
34 |
ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri.
|
35 |
Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh.
|
36 |
Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar.
|
37 |
I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t`i shkatërroj.
|
38 |
I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia.
|
39 |
Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje;
|
40 |
ti ke bërë të kthejnë kurrizin armiqtë e mi, dhe unë kam shkatërruar ata që më urrenin.
|
41 |
Ata klithën, por nuk pati njeri që t`i shpëtonte; ata i klithën Zotit, por ai nuk u dha përgjigje.
|
42 |
I kam shkelur deri sa i bëra si pluhuri para erës; i kam fshirë si balta e rrugëve.
|
43 |
Ti më ke çliruar nga grindjet e popullit; ti më ke bërë udhëheqës të kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.
|
44 |
Me të dëgjuar emrin tim, ata më dëgjuan dhe m`u bindën; të huajt m`u nënshtruan.
|
45 |
Të huajt u ligështuan dhe dolën duke u dridhur nga fortesat e tyre.
|
46 |
Rroftë Zoti, qoftë e bekuar Kështjella ime dhe lëvduar qoftë Perëndia i shpëtimit tim!
|
47 |
Ai është Perëndia që hakmerret për mua dhe që më nënshtron popujt;
|
48 |
ai më çliron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu që përdor dhunën.
|
49 |
Prandaj, o Zot, unë do ta kremtoj midis kombeve emrin tënd me këngë.
|
50 |
Çlirime të mëdha ai i jep mbretit të tij dhe tregohet dashamirës me Davidin, të vajosurin e tij, dhe me fisin e tij përjetë".
|