| Chapter 38 |
1 |
O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.
|
2 |
Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.
|
3 |
Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.
|
4 |
Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.
|
5 |
Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.
|
6 |
Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,
|
7 |
sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim.
|
8 |
Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.
|
9 |
O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.
|
10 |
Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.
|
11 |
Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje.
|
12 |
Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.
|
13 |
Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.
|
14 |
Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.
|
15 |
Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.
|
16 |
Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje".
|
17 |
Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje,
|
18 |
ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,
|
19 |
armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen.
|
20 |
Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.
|
21 |
O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë.
|
22 |
Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im.
|