| Chapter 41 |
1 |
Lum ai që kujdeset për të varfërin; Zoti do ta çlirojë ditën e fatkeqësisë.
|
2 |
Zoti do ta ruajë dhe do ta mbajë të gjallë; ai do të jetë i lumtur mbi tokë dhe ti nuk do ta lësh në duart e armiqve të tij.
|
3 |
Zoti do ta ndihmojë në shtratin e sëmundjes; gjatë sëmundjes së tij, o Zot, ti do ta transformosh plotësisht shtratin e tij.
|
4 |
Unë kam thënë: "O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje".
|
5 |
Armiqtë e mi ndjellin të keqen, duke thënë: "Kur do të vdesë dhe kur do të zhduket emri i tij?".
|
6 |
Në rast se dikush prej tyre vjen të më shikojë, gënjen, ndërsa zemra e tij mbledh paudhësi; pastaj del jashtë dhe e përhap rreth e rrotull.
|
7 |
Të gjithë ata që më urrejnë, pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen,
|
8 |
duke thënë: "Një e keqe e tmerrshme e ka zënë dhe ai nuk do të ngrihet kurrë më nga vendi ku dergjet".
|
9 |
Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij.
|
10 |
Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe më ço në këmbë që të mund t`ua shpaguaj.
|
11 |
Nga kjo e di që ti më pëlqen, në rast se armiku im nuk triumfon mbi mua.
|
12 |
Sa për mua, më ke përkrahur në ndershmërinë time dhe më ke vendosur në praninë tënde për gjithnjë.
|
13 |
Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, përjetë. Amen, amen.
|