| Chapter 63 |
1 |
O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.
|
2 |
Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.
|
3 |
Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.
|
4 |
Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.
|
5 |
Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.
|
6 |
Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.
|
7 |
Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.
|
8 |
Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.
|
9 |
Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.
|
10 |
Ata do t`i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.
|
11 |
Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.
|