| Chapter 73 |
1 |
Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.
|
2 |
Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.
|
3 |
Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.
|
4 |
Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.
|
5 |
Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.
|
6 |
Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.
|
7 |
Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.
|
8 |
Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.
|
9 |
E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
|
10 |
Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,
|
11 |
dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".
|
12 |
Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.
|
13 |
Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.
|
14 |
Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.
|
15 |
Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.
|
16 |
Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m`u duk shumë e vështirë.
|
17 |
Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.
|
18 |
Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.
|
19 |
Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!
|
20 |
Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.
|
21 |
Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,
|
22 |
unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.
|
23 |
Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.
|
24 |
Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.
|
25 |
Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.
|
26 |
Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.
|
27 |
Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.
|
28 |
Por sa për mua, e mira është t`i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.
|