| Chapter 74 |
1 |
O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate?
|
2 |
Kujto popullin tënd, që dikur e more, që ti e shpengove që të ishte fisi i trashëgimisë sate, të këtij mali të Sionit, mbi të cilin ke banuar.
|
3 |
Drejto hapat e tua në këto rrënoja të pandreqshme; armiku i ka prishur të gjitha në shenjtërore.
|
4 |
Armiqtë e tu vrumbullojnë në vendin e kuvendeve të tua; kanë vënë aty shenjat e tyre si flamuj.
|
5 |
Dukej sikur godisnin me sëpata në pjesën e dëndur të një pylli.
|
6 |
Dhe tani me sqeparë dhe çekane po prishin tërë skulpturat e tij.
|
7 |
I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate; kanë përdhosur banesën që mban emrin tënd, duke e hedhur poshtë.
|
8 |
Kanë thënë në zemër të tyre: "T`i shkatërrojmë të gjithë"; kanë djegur tërë qendrat e kuvendeve të shenjta në vend.
|
9 |
Ne nuk i shohim më shenjat tona; nuk ka më profet dhe midis nesh nuk ka asnjë që të dijë deri kur.
|
10 |
Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë?
|
11 |
Pse e tërheq dorën tënde, pikërisht të djathtën? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatërroji.
|
12 |
Por Perëndia është mbreti im qysh prej kohëve të lashta; ai sjell shpëtimin mbi tokë.
|
13 |
Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat.
|
14 |
Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës.
|
15 |
Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm.
|
16 |
Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin.
|
17 |
Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin.
|
18 |
Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.
|
19 |
Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.
|
20 |
Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune.
|
21 |
Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.
|
22 |
Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën.
|
23 |
Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell.
|