| Chapter 80 |
1 |
Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde.
|
2 |
Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja të na çlirosh.
|
3 |
O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe ne do të shpëtojmë.
|
4 |
O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar kundër lutjes së popullit tënd?
|
5 |
Ti u ke dhënë për të ngrënë bukë të njomur me lot, dhe u ke dhënë për të pirë lot me shumicë.
|
6 |
Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin.
|
7 |
O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë.
|
8 |
Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle.
|
9 |
Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun.
|
10 |
Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj.
|
11 |
I zgjati degët e saj deri në det dhe llastarët deri te lumi.
|
12 |
Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi të korrin frytet e saj?
|
13 |
Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty.
|
14 |
O Perëndi i ushtrive, të lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht
|
15 |
dhe drurët që mbolli e djathta jote dhe filizin që e ke forcuar për ty.
|
16 |
Ajo u dogj nga zjarri dhe është prerë; ata vdesin para kërcënimit të fytyrës sate.
|
17 |
Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtë tënde, mbi njeriun që ti e ke bërë të fortë për ty.
|
18 |
Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd.
|
19 |
O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë.
|