| Chapter 85 |
1 |
O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.
|
2 |
Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)
|
3 |
Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.
|
4 |
Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.
|
5 |
A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?
|
6 |
A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?
|
7 |
Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.
|
8 |
Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t`i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.
|
9 |
Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.
|
10 |
Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.
|
11 |
E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.
|
12 |
Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj.
|
13 |
Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij.
|