| Chapter 90 |
1 |
O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.
|
2 |
Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.
|
3 |
Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".
|
4 |
Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.
|
5 |
Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes.
|
6 |
Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.
|
7 |
Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.
|
8 |
Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.
|
9 |
Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë.
|
10 |
Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t`u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.
|
11 |
Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje?
|
12 |
Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.
|
13 |
Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.
|
14 |
Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona.
|
15 |
Na gëzo në përpjestim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë.
|
16 |
Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre.
|
17 |
Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona.
|