| Chapter 107 |
1 |
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
|
2 |
Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,
|
3 |
<add> dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.
|
4 |
Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vënde të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.
|
5 |
Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.
|
6 |
Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;
|
7 |
dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.
|
8 |
Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.
|
9 |
Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.
|
10 |
Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhira,
|
11 |
sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;
|
12 |
prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.
|
13 |
Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,
|
14 |
i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre.
|
15 |
Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,
|
16 |
sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.
|
17 |
Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;
|
18 |
ata urrenin çdo ushqim dhe kishin arritur në prag të vdekjes,
|
19 |
por në fatkeqësinë e tyre i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre.
|
20 |
Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.
|
21 |
Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;
|
22 |
le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.
|
23 |
Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,
|
24 |
shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.
|
25 |
Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.
|
26 |
Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.
|
27 |
Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç`të bëjnë.
|
28 |
Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.
|
29 |
Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.
|
30 |
Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.
|
31 |
Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;
|
32 |
le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.
|
33 |
Ai i shndërroni lumenjtë në shkretëtirë dhe burimet e ujit në vende të thata;
|
34 |
tokën pjellore në vend të thatë për shkak të sjelljes së keqe të banorëve të saj.
|
35 |
Ai e shndërron shkretëtirën në liqen dhe tokën e thatë në burime uji.
|
36 |
Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,
|
37 |
mbjellin arat dhe kultivojnë vreshta që prodhojnë një korrje të bollshme.
|
38 |
Ai i bekon dhe ata shumëzohen fort, dhe ai nuk e pakëson bagëtinë e tyre.
|
39 |
Por pastaj pakësohen në një numër të vogël dhe dobësohen për shkak të shtypjes, të fatkeqësisë dhe të ankthit.
|
40 |
Ai hedh përbuzjen mbi princat dhe i bën që të enden nëpër vende të shkreta, ku nuk ekziston asnjë rrugë.
|
41 |
Por e ngre nevojtarin nga varfëria dhe i shton familjet e tyre si një kope.
|
42 |
Njerëzit e drejtë e shohin këtë dhe kënaqen, por tërë njerëzit e këqij e mbajnë gojën të mbyllur.
|
43 |
Ai që është i urtë le t`i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.
|