| Chapter 1 |
1 |
Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,
|
2 |
për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;
|
3 |
për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,
|
4 |
për t`u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.
|
5 |
I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,
|
6 |
për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.
|
7 |
Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.
|
8 |
Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,
|
9 |
sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.
|
10 |
Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,
|
11 |
në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;
|
12 |
le t`i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;
|
13 |
ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t`i mbushim shtëpitë tona me plaçka;
|
14 |
ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";
|
15 |
biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,
|
16 |
sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.
|
17 |
Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;
|
18 |
por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.
|
19 |
Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.
|
20 |
Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;
|
21 |
ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;
|
22 |
"Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t`ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?
|
23 |
Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t`ju bëj të njohura fjalët e mia.
|
24 |
Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,
|
25 |
përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,
|
26 |
edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,
|
27 |
kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t`ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.
|
28 |
Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.
|
29 |
Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,
|
30 |
nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.
|
31 |
Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.
|
32 |
Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;
|
33 |
por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".
|