| Chapter 9 |
1 |
Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.
|
2 |
Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.
|
3 |
Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:
|
4 |
"Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:
|
5 |
"Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.
|
6 |
Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".
|
7 |
Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.
|
8 |
Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.
|
9 |
Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.
|
10 |
Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.
|
11 |
Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.
|
12 |
Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t`i kesh vetëm ti.
|
13 |
Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.
|
14 |
Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,
|
15 |
për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:
|
16 |
"Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:
|
17 |
"Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".
|
18 |
Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.
|