| Chapter 11 |
1 |
Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.
|
2 |
Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.
|
3 |
Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t`i shkatërrojë këta.
|
4 |
Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.
|
5 |
Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.
|
6 |
Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.
|
7 |
Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet.
|
8 |
I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.
|
9 |
Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.
|
10 |
Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi.
|
11 |
Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim.
|
12 |
Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht.
|
13 |
Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.
|
14 |
Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.
|
15 |
Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.
|
16 |
Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.
|
17 |
Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.
|
18 |
I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.
|
19 |
Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.
|
20 |
Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.
|
21 |
Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.
|
22 |
Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.
|
23 |
Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.
|
24 |
Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.
|
25 |
Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.
|
26 |
Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet.
|
27 |
Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t`i bjerë mbi të.
|
28 |
Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.
|
29 |
Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.
|
30 |
Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.
|
31 |
Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!
|