| Chapter 23 |
1 |
Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;
|
2 |
dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.
|
3 |
Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.
|
4 |
Mos u lodh për t`u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.
|
5 |
A do t`i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.
|
6 |
Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;
|
7 |
sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.
|
8 |
Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.
|
9 |
Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.
|
10 |
Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,
|
11 |
sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.
|
12 |
Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.
|
13 |
Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
|
14 |
do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.
|
15 |
Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;
|
16 |
zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.
|
17 |
Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;
|
18 |
sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
|
19 |
Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.
|
20 |
Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;
|
21 |
sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.
|
22 |
Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.
|
23 |
Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.
|
24 |
Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t`ia ndjejë gëzimin.
|
25 |
Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.
|
26 |
Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.
|
27 |
Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.
|
28 |
Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.
|
29 |
Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?
|
30 |
Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.
|
31 |
Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!
|
32 |
Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.
|
33 |
Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.
|
34 |
Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.
|
35 |
Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t`i kërkoj përsëri!".
|