| Chapter 28 |
1 |
I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.
|
2 |
Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.
|
3 |
Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.
|
4 |
Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.
|
5 |
Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.
|
6 |
Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.
|
7 |
Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.
|
8 |
Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.
|
9 |
Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.
|
10 |
Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.
|
11 |
I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.
|
12 |
Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen.
|
13 |
Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.
|
14 |
Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.
|
15 |
Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur.
|
16 |
Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t`i zgjatur ditët e tij.
|
17 |
Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!
|
18 |
Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.
|
19 |
Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.
|
20 |
Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.
|
21 |
Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.
|
22 |
Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.
|
23 |
Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.
|
24 |
Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron.
|
25 |
Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.
|
26 |
Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.
|
27 |
Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.
|
28 |
Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.
|