| Chapter 30 |
1 |
Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal.
|
2 |
Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu.
|
3 |
Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.
|
4 |
Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rroben e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di?
|
5 |
Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.
|
6 |
Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar.
|
7 |
Unë të kërkova dy gjëra; mos m`i moho para se të vdes:
|
8 |
largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,
|
9 |
me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.
|
10 |
Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor.
|
11 |
Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënen e tyre.
|
12 |
Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.
|
13 |
Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.
|
14 |
Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfërit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.
|
15 |
Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".
|
16 |
Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".
|
17 |
Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t`i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.
|
18 |
Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:
|
19 |
gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë.
|
20 |
Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".
|
21 |
Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:
|
22 |
një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,
|
23 |
një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.
|
24 |
Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:
|
25 |
mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;
|
26 |
lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;
|
27 |
karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;
|
28 |
hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.
|
29 |
Tri qënie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;
|
30 |
luani, kafsha më e fortë, që nuk zmprapset para askujt,
|
31 |
kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.
|
32 |
Në rast se ke vepruar si budalla duke lartësuar veten tënde ose të ka shkuar mendja, vëre dorën mbi gojë,
|
33 |
sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja.
|