| Chapter 10 |
1 |
Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë.
|
2 |
Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij.
|
3 |
Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.
|
4 |
Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;
|
5 |
Éshtë një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;
|
6 |
marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.
|
7 |
Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.
|
8 |
Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.
|
9 |
Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik.
|
10 |
Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t`ia dalë gjithnjë mbarë.
|
11 |
Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.
|
12 |
Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.
|
13 |
Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.
|
14 |
Edhe sikur budallai t`i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t`i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?
|
15 |
Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.
|
16 |
Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!
|
17 |
Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t`u dehur!
|
18 |
Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.
|
19 |
Një banket shtrohet për t`u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.
|
20 |
Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.
|