| Chapter 1 |
1 |
Kantiku i kantikëve që është i Salomonit.
|
2 |
Më puth me të puthurat e gojës së vet! Sepse dashuria jote është më e mirë se vera.
|
3 |
Nga aroma e vajrave të tua të këndshme emri yt është një vaj i parfumuar i derdhur; prandaj të duan vajzat.
|
4 |
Tërhiqmë te ti! Ne do të rendim pas teje! Mbreti më çoi në dhomat e tij. Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi te ti; ne do ta kujtojmë dashurinë tënde më shumë se verën. Kanë të drejtë që të duan.
|
5 |
Unë jam e zezë por e bukur, o bija të Jeruzalemit, si çadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.
|
6 |
Mos shikoni se jam e zezë, sepse dielli më ka nxirë. Bijtë e nënes sime janë zemëruar me mua; më kanë caktuar të ruaj vreshtat, por vreshtin tim nuk e kam ruajtur.
|
7 |
Thuamë, o ti që të dashuron zemra ime, ku e kullot kopenë dhe ku e lë të pushojë në mesditë. Pse vallë duhet të jem si një grua e mbuluar me vel pranë kopeve të shokëve të tu?
|
8 |
Në rast se ti nuk e di, o më e bukura e grave, ndiq gjurmët e kopesë dhe kulloti kecat e tua pranë çadrave të barinjve.
|
9 |
Mikesha ime, ti më ngjan si pela ime midis qerreve të Faraonit.
|
10 |
Faqet e tua janë të bukura me ornamente, dhe qafa jote me gjerdane margaritaresh.
|
11 |
Ne do të bëjmë për ty gjerdane të arta me tokëza prej argjendi.
|
12 |
Ndërsa mbreti është ulur në tryezë, livanda ime përhap aromën e saj.
|
13 |
Kënaqësia ime është një qeskë e vogël mirre; ajo do të pushojë tërë natën midis gjive të mia.
|
14 |
Kënaqësia ime është për mua një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-gedit.
|
15 |
Ti je e bukur, mikja ime, ja, je e bukur! Sytë e tu janë si ato të pëllumbeshave.
|
16 |
Sa i bukur je, i dashuri im, madje dhe i dashurueshëm! Për më tepër shtrati ynë është blerosh.
|
17 |
Trarët e shtëpive tona janë prej kedri dhe tavanet tona prej qiparisi.
|