| Chapter 5 |
1 |
Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.
|
2 |
Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.
|
3 |
Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.
|
4 |
Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.
|
5 |
Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.
|
6 |
I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t`u ngopur me bukë.
|
7 |
Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.
|
8 |
Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.
|
9 |
E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.
|
10 |
Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.
|
11 |
Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.
|
12 |
Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.
|
13 |
Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.
|
14 |
Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.
|
15 |
Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.
|
16 |
Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!
|
17 |
Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:
|
18 |
për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.
|
19 |
Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.
|
20 |
Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?
|
21 |
Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.
|
22 |
Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?
|