| Chapter 13 |
1 |
Kur Efraimi fliste me të dridhura, e lartonte vetveten në Izrael, por kur u bë fajtor me Baalin, ai vdiq.
|
2 |
Tani vazhdojnë të mëkatojnë, dhe me argjendin e tyre kanë bërë një mori figurash të derdhura, idhuj sipas kuptimit të tyre, të gjitha vepra artizanësh. Për ta thuhet: "Njerëzit që ofrojnë flijime le të puthin viçat".
|
3 |
Prandaj do të jenë si një re mëngjesore, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt, si byku që e merr era nga lëmi, si tymi që del nga oxhaku.
|
4 |
"Megjithatë unë jam Zoti, Perëndia yt, që nga vendi i Egjiptit; ti nuk duhet të pranosh tjetër Perëndi veç meje dhe nuk ka tjetër Shpëtimtar jashtë meje.
|
5 |
Unë të njoha në shkretëtirë, në tokën e thatësirës së madhe.
|
6 |
Kur kishin kullotë, ngopeshin; kur ngopeshin, zemra e tyre krenohej; prandaj më kanë harruar.
|
7 |
Kështu unë do të jem për ta si një luan, do të rri në pritë mbi rrugë si leopard;
|
8 |
do t`i sulmoj si një arushë që ia kanë marrë këlyshët dhe t`u çaj kafazin e kraharorit; do t`i ha si një luaneshë, bishat e fushave do t`i shqyejnë.
|
9 |
Ti je shkatërruar, o Izrael, sepse je kundër meje, kundër ndihmës sate.
|
10 |
Ku është tani mbreti yt, që të mund të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua? Ku janë gjykatësit e tu për të cilët thoshje: "Nëm një mbret dhe disa krerë"?
|
11 |
Të kam dhënë një mbret në zemërimin tim dhe ta mora përsëri në tërbimin tim.
|
12 |
Paudhësia e Efraimit është mbyllur në vend të të sigurt, mëkati i tij mbahet i fshehur.
|
13 |
Dhembje grash që lindin do të vinë mbi të. Éshtë një bir pa mend, sepse nuk duhet të qëndrojë gjatë në vendin ku dalin fëmijët.
|
14 |
Unë do t`i shpengoj nga pushteti i Sheolit, do t`i shpëtoj nga vdekja. O vdekje, unë do të jem murtaja jote. O Sheol, unë do të jem shkatërrimi yt. Pendimi është fshehur nga sytë e mi.
|
15 |
Edhe në rast se është frytdhënës midis vëllezërve të tij, do të vijë nga shkretëtira era e lindjes, do të ngrihet nga shkretëtira era e Zotit, atëherë burimi i tij do të thahet, gurra e tij do të shterojë. Ai do të plaçkitë thesarin e çdo ene të çmuar.
|
16 |
Samaria do të shkretohet, sepse ka ngritur krye kundër Perëndisë të saj. Do të bien nga shpata; fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë dhe grave të tyre me barrë do t`u çajnë barkun".
|