| Chapter 2 |
1 |
Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha:
|
2 |
"Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim.
|
3 |
Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër.
|
4 |
Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë.
|
5 |
Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.
|
6 |
Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.
|
7 |
Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.
|
8 |
Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre.
|
9 |
Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit".
|
10 |
Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg.
|