| Chapter 4 |
1 |
Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.
|
2 |
Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
|
3 |
Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ``Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë``.
|
4 |
Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ``Éshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"``.
|
5 |
Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit
|
6 |
dhe i tha: ``Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t`u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"``.
|
7 |
Jezusi i tha: ``Éshtë shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"``.
|
8 |
Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,
|
9 |
dhe i tha: ``Unë do të t`i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron``.
|
10 |
Atëherë Jezusi i tha: ``Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"``.
|
11 |
Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.
|
12 |
Jezusi, mbasi dëgjoi se Gjonin e kishin futur në burg, u tërhoq në Galile.
|
13 |
Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit,
|
14 |
që të përmbushej ç`ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
|
15 |
``Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
|
16 |
populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita``.
|
17 |
Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: ``Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!``.
|
18 |
Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë;
|
19 |
dhe u tha atyre: ``Ndiqmëni dhe unë do t`ju bëj peshkatarë njerëzish``.
|
20 |
Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
|
21 |
Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri.
|
22 |
Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.
|
23 |
Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull.
|
24 |
Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhimbje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte.
|
25 |
Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas, nga Galileja, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judeja dhe nga përtej Jordanit.
|