| Chapter 9 |
1 |
Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.
|
2 |
Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: ``Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!``
|
3 |
Atëherë disa skribë thanë me vete: ``Ky po blasfemon!``.
|
4 |
Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: ``Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?
|
5 |
Në fakt, ç`është më e lehtë, të thuash: "Mëkatet e tua të janë falur", apo: "Çohu dhe ec"?
|
6 |
Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde``.
|
7 |
Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.
|
8 |
Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.
|
9 |
Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: ``Ndiqmë!``. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.
|
10 |
Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.
|
11 |
Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: ``Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?``.
|
12 |
Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ``Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.
|
13 |
Tani shkoni dhe mësoni ç`do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët``.
|
14 |
Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: ``Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?``.
|
15 |
Dhe Jezusi u tha atyre: ``A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t`ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.
|
16 |
Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.
|
17 |
Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy``.
|
18 |
Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: ``Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë``.
|
19 |
Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij.
|
20 |
Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes së tij.
|
21 |
Sepse thoshte me vete: ``Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem``.
|
22 |
Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ``Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar``. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.
|
23 |
Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,
|
24 |
u tha atyre: ``Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle``. Dhe ata e përqeshnin.
|
25 |
Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.
|
26 |
Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.
|
27 |
Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ``Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!``.
|
28 |
Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ``A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?``. Ata iu përgjigjën: ``Po, o Zot``.
|
29 |
Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ``U bëftë sipas besimit tuaj``.
|
30 |
Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ``Ruhuni se mos e merr vesh njeri``.
|
31 |
Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.
|
32 |
Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitën një burrë memec dhe të demonizuar.
|
33 |
Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: ``Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael``.
|
34 |
Por farisenjtë thonin: ``Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!``.
|
35 |
Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.
|
36 |
Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.
|
37 |
Atëherë ai u tha dishepujve të vet: ``E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.
|
38 |
Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij``.
|