| Chapter 12 |
1 |
Në atë kohë Jezusi po ecte një të shtunë nëpër arat me grurë; dhe dishepujt e vet, të uritur, filluan të këpusin kallinj dhe t`i hanë.
|
2 |
Por farisenjtë, kur panë këtë, i thanë: ``Ja, dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën``.
|
3 |
Dhe ai u tha atyre: ``A nuk keni lexuar vallë se ç`bëri Davidi kur pati uri, ai dhe ata që qenë me të?
|
4 |
Si ai hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohej t`i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?
|
5 |
Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë?
|
6 |
Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.
|
7 |
Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime", nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.
|
8 |
Sepse Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës``.
|
9 |
Pastaj, mbasi u largua që andej, hyri në sinagogën e tyre;
|
10 |
dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: ``A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?``.
|
11 |
Dhe ai u tha atyre: ``A ka ndonjë prej jush që ka një dele, dhe ajo bie në një gropë ditën e shtunë, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrë jashtë?
|
12 |
E, pra, sa më i vlefshëm është njeriu se delja! A është, pra, e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?``.
|
13 |
Atëherë ai i tha atij burri: ``Shtrije dorën tënde!``. Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shëndosh si tjetra.
|
14 |
Por farisenjtë, mbasi dolën jashtë, bënin këshill kundër tij si ta vrasin.
|
15 |
Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi të gjithë,
|
16 |
dhe i urdhëroi ata rreptësisht të mos thonin kush ishte ai,
|
17 |
me qëllim që të përmbushej ç`ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë:
|
18 |
``Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t`u shpall drejtësinë popujve.
|
19 |
Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t`ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe.
|
20 |
Ai nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, deri sa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.
|
21 |
Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij``.
|
22 |
Atëherë i paraqitën një të idemonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.
|
23 |
Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thonin: ``A mos është ky i Biri i Davidit?``.
|
24 |
Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: ``Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve``.
|
25 |
Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: ``Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.
|
26 |
Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?
|
27 |
Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
|
28 |
Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.
|
29 |
Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t`i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t`ia plaçkisë shtëpinë.
|
30 |
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.
|
31 |
Prandaj unë po ju them: Çdo mëkat dhe blasfemi do t`u falet njerëzve; por blasfemia kundër Frymës nuk do t`u falet atyre.
|
32 |
Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhme``.
|
33 |
``Ose bëjeni të mirë pemën dhe fryti i saj do të jetë i mirë, ose bëjeni të keqe pemën dhe fryti i saj do të jetë i keq; sepse pema njihet nga fryti.
|
34 |
O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç`ka zemra qet goja.
|
35 |
Njeriu i mirë nga thesari i mirë i zemrës nxjerr gjëra të mira; por njeriu i keq nxjerr gjëra të këqija nga thesari i tij i keq.
|
36 |
Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.
|
37 |
Sepse në bazë të fjalëve të tua do të justifikohesh, dhe në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh``.
|
38 |
Atëherë disa skribë dhe farisenj e pyetën duke thënë: ``Mësues, ne duam të shohim ndonjë shenjë prej teje``.
|
39 |
Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: ``Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t`i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
|
40 |
Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.
|
41 |
Banorët e Ninivit do të ringjallen në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan me predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është një më i madh se Jona.
|
42 |
Mbretëresha e jugut do të ringjallet në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji më i largët i tokës për të dëgjuar diturinë e Salomonit; dhe ja, këtu është një më i madh se Salomoni.
|
43 |
Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen.
|
44 |
Atëherë thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë"; po kur arrin e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar;
|
45 |
atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriut bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t`i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë``.
|
46 |
Ndërsa ai vazhdonte t`u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të.
|
47 |
Dhe dikush i tha: ``Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty``.
|
48 |
Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: ``Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?``.
|
49 |
E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: ``Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi.
|
50 |
Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë``.
|