| Chapter 16 |
1 |
Pastaj iu afruan farisenjtë dhe saducenjtë dhe, për ta tunduar, i kërkuan që t`u tregojë një shenjë nga qielli.
|
2 |
Por ai iu përgjigj atyre dhe tha: ``Në mbrëmje ju thoni: "Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është i kuq".
|
3 |
Dhe në mëngjes thoni: "Sot do të jetë stuhi, sepse qielli është i kuq dhe i vranët". Hipokritë, pra, ju dini të dalloni dukuritë e qiellit, por nuk arrini të kuptoni shenjat e kohës?
|
4 |
Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por nuk do t`i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së profetit Jona``. Dhe i la ata dhe shkoi.
|
5 |
Kur dishepujt e vet arritën në bregun tjetër, ja që kishin harruar të marrin bukë me vete.
|
6 |
Dhe Jezusi u tha atyre: ``Kini kujdes dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve!``.
|
7 |
Dhe ata arsyetuan ndërmjet tyre duke thënë: ``Se nuk kemi marrë bukë``.
|
8 |
Por Jezusi i vuri re e iu tha atyre: ``O njerëz besimpakë, përse diskutoni ndërmjet jush që nuk keni marrë bukë?
|
9 |
Nuk e keni kuptuar akoma dhe nuk kujtoni të pesë bukët për pesë mijë burrat dhe sa kosha keni mbledhur?
|
10 |
Dhe të shtatë bukët për katër mijë bu-rra dhe sa kosha keni mbushur?
|
11 |
Si nuk kuptoni që nuk e kisha fjalën për bukën kur ju thashë të ruheni nga majaja e farisenjve dhe saducenjve?``.
|
12 |
Atëherë ata e kuptuan se ai nuk u kishte thënë të ruheshin nga majaja e bukës, por nga doktrina e farisenjve dhe të saducenjve.
|
13 |
Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ``Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?``.
|
14 |
Dhe ata thanë: ``Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët``.
|
15 |
Ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``.
|
16 |
Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ``Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë``.
|
17 |
Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: ``I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.
|
18 |
Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë.
|
19 |
Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej``.
|
20 |
Atëherë i urdhëroi dishepujt e vet që të mos i thonin askujt se ai ishte Jezusi, Krishti.
|
21 |
Që nga ai çast Jezusi filloi t`u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë.
|
22 |
Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: ``O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë``.
|
23 |
Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: ``Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s`ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve``.
|
24 |
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ``Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
|
25 |
Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë.
|
26 |
Ç`përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?
|
27 |
Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e tij; dhe atëherë ai do të shpërblejë secilin sipas veprës së tij.
|
28 |
Në të vërtetë ju them se disa nga ata që janë të pranishëm këtu nuk do të vdesin pa e shikuar më parë Birin e njeriut duke ardhur në mbretërinë e vet``.
|