| Chapter 21 |
1 |
Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,
|
2 |
duke u thënë atyre: ``Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m`i sillni!
|
3 |
Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t`i kthejë shpejt``.
|
4 |
Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç`ishtë thënë nga profeti, që thotë:
|
5 |
``I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë``.
|
6 |
Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.
|
7 |
Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.
|
8 |
Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.
|
9 |
Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: ``Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!``.
|
10 |
Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: ``Kush është ky?``.
|
11 |
Dhe turmat thonin: ``Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.
|
12 |
Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
|
13 |
Dhe u tha atyre: ``Éshtë shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje", por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh``.
|
14 |
Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.
|
15 |
Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: ``Hosana Birit të Davidit!``, u zemëruan,
|
16 |
dhe i thanë: ``A po dëgjon ti çfarë thonë këta?``. Jezusi u tha atyre: ``Po! A nuk keni lexuar kurrë: "Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi"?``.
|
17 |
Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.
|
18 |
Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria.
|
19 |
Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha: ``Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!``. Dhe fiku u tha menjëherë.
|
20 |
Kur e panë këtë, dishepujt u çuditën dhe thanë: ``Qysh u tha fiku në çast?``.
|
21 |
Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ``Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t`i thoni këtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu në det", kjo do të ndodhë.
|
22 |
Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni``.
|
23 |
Kur hyri në tempull, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit iu afruan, ndërsa i mësonte, dhe i thanë: ``Me ç`pushtet i bën ti këto gjëra? Dhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?``.
|
24 |
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Edhe unë do t`ju bëj një pyetje, dhe në qoftë se ju do të më përgjigjeshit, unë gjithashtu do t`ju them me ç`pushtet i kryej këto gjëra.
|
25 |
Pagëzimi i Gjonit nga erdhi? Nga qielli apo nga njerëzit?``. Dhe ata arsyetonin midis tyre duke thënë: ``Po t`i themi nga qielli, do të na thotë: "Përse atëhërë nuk i besuat?".
|
26 |
Në qoftë se i themi nga njerëzit, kemi frikë nga turma, sepse të gjithë e konsiderojnë Gjonin profet``.
|
27 |
Dhe iu përgjigjën Jezusit duke thënë: ``Nuk e dimë``. Atëhërë ai u tha atyre: ``As unë nuk do t`ju them me ç`pushtet i bëj këto gjëra".
|
28 |
``Ç`mendoni? Një njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar të parit tha: "Bir, shko sot të punosh në vreshtin tim";
|
29 |
por ai u përgjigj dhe tha: "Nuk dua"; por më vonë, i penduar, shkoi.
|
30 |
Pastaj iu kthye të dytit dhe i tha të njëjtën gjë. Dhe ai u përgjigj dhe tha: "Po, imzot, do ta bëj", por nuk shkoi.
|
31 |
Cili nga të dy e kreu vullnetin e të atit?``. Ata i thanë: ``I pari``. Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë ju them se tagrambledhësit dhe prostitutat hyjnë para jush në mbretërinë e qiejve.
|
32 |
Sepse Gjoni erdhi tek ju në rrugën e drejtësisë, dhe iu nuk i besuat, ndërsa tagrambledhësit dhe prostitutat i besuan; as mbasi i keni parë këto gjëra, nuk u penduat për t`i besuar``.
|
33 |
``Dëgjoni një shëmbëlltyrë tjetër: Ishte një pronar shtëpie, i cili mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, gërmoi një vend ku të shtrydhte rrushin, ndërtoi një kullë dhe, mbasi ua besoi disa vreshtarëve, u nis në një vend të huaj.
|
34 |
Dhe kur erdhi koha e të vjelave, ai dërgoi shërbëtorët e vet te vreshtarët, për të marrë frutat e tij,
|
35 |
por vreshtarët i kapën shërbëtorët e tij, njërin e rrahën, një tjetër e vranë dhe një tjetër e vranë me gurë.
|
36 |
Përsëri, ai dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, dhe këta vreshtarët i trajtuan në të njëjtën mënyrë.
|
37 |
Më në fund ai i dërgoi atyre birin e vet duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt!".
|
38 |
Por vreshtarët, kur e panë të birin, i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronë trashëgiminë e tij".
|
39 |
Dhe e kapën, e nxorën jashtë nga vreshti dhe e vranë.
|
40 |
Tani, kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t`u bëjë këtyre vreshtarëve?``.
|
41 |
Ata i thanë: ``Ai do t`i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t`ua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do t`i japin prodhimet në kohën e vet``.
|
42 |
Jezusi u tha atyre: ``A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: "Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë"?
|
43 |
Prandaj unë po ju them se juve do t`ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t`i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
|
44 |
Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copëcopë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërrmuar``.
|
45 |
Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste për ta.
|
46 |
Dhe kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga turmat, sepse ato e konsideronin profet.
|