| Chapter 22 |
1 |
Dhe Jezusi, nisi përsëri t`u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:
|
2 |
``Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.
|
3 |
Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.
|
4 |
Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".
|
5 |
Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.
|
6 |
Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.
|
7 |
Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.
|
8 |
Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.
|
9 |
Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."
|
10 |
Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.
|
11 |
Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;
|
12 |
dhe i tha: "Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme?". Dhe ai mbylli gojën.
|
13 |
Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".
|
14 |
Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur``.
|
15 |
Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.
|
16 |
Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t`i thënë: ``Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.
|
17 |
Na thuaj, pra: Si e mendon? A është e ligjshme t`i paguhet taksa Cezarit apo jo?``.
|
18 |
Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: ``Pse më tundoni, o hipokritë?
|
19 |
Më tregoni monedhën e taksës``. Atëherë ata i treguan një denar.
|
20 |
Dhe ai u tha atyre: ``E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?``.
|
21 |
Ata i thanë: ``E Cezarit``. Atëherë ai u tha atyre: ``Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë``.
|
22 |
Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.
|
23 |
Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën
|
24 |
duke thënë: ``Mësues, Moisiu ka thënë: "Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t`i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.
|
25 |
Tani ndër ne ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasë trashëgimtarë, ia la gruan vëllait të vet.
|
26 |
Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.
|
27 |
Në fund vdiq edhe gruaja.
|
28 |
Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja``.
|
29 |
Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: ``Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.
|
30 |
Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.
|
31 |
Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç`ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:
|
32 |
"Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve``.
|
33 |
Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.
|
34 |
Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.
|
35 |
Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:
|
36 |
``Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?``.
|
37 |
Dhe Jezusi i tha: ``"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".
|
38 |
Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.
|
39 |
Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".
|
40 |
Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët``.
|
41 |
Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:
|
42 |
``Ç`u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?``. Ata i thanë: ``I Davidit``.
|
43 |
Ai u tha atyre: ``Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:
|
44 |
"Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t`i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?
|
45 |
Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?``.
|
46 |
Por asnjë nuk ishte në gjendje t`i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.
|