Albanian Bible

Mateu 27

Mateu

Return to Index

Chapter 28

1


 

   Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin.  

 

 


2


 

   Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të.  

 

 


3


 

   Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora.  

 

 


4


 

   Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur;  

 

 


5


 

   por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: ``Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua.  

 

 


6


 

   Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti.  

 

 


7


 

   Shkoni shpejt t`u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë``.  

 

 


8


 

   Ato, pra, u larguan me të shpejtë nga varri me frikë dhe me gëzim të madh; dhe rendën ta çojnë lajmin te dishepujt e tij.  

 

 


9


 

   Dhe, ndërsa po shkonin për t`u thënë dishepujve, ja Jezusi u doli përpara dhe tha: ``Tungjatjeta!``. Atëherë ato u afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan.  

 

 


10


 

   Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Mos kini frikë, shkoni të lajmëroni vëllezërit e mi që të shkojnë në Galile dhe atje do të më shohin``.  

 

 


11


 

   Ndërsa ato po shkonin, ja që disa nga rojtarët arritën në qytet dhe u raportuan krerëve të priftërinjve të gjitha ato që kishin ndodhur.  

 

 


12


 

   Atëherë këta bënë këshill me pleqtë dhe vendosën t`u japin ushtarëve një shumë të madhe denarësh,  

 

 


13


 

   duke u thënë atyre: ``Thoni: Dishepujt e tij erdhën natën dhe e vodhën, ndërsa ne po flinim.  

 

 


14


 

   Dhe në qoftë se kjo i shkon në vesh guvernatorit, ne do ta bindim dhe do të bëjmë në mënyrë që ju të mos kini merak``.  

 

 


15


 

   Dhe ata i morën denarët dhe bënë ashtu si i kishin mësuar, dhe kjo e thënë u përhap ndër Judenjtë deri ditën e sotme.  

 

 


16


 

   Pastaj të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte caktuar Jezusi  

 

 


17


 

   dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.  

 

 


18


 

   Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: ``Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.  

 

 


19


 

   Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,  

 

 


20


 

   dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen``.  

 

 


Marku 1

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: