| Chapter 1 |
1 |
Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.
|
2 |
Ashtu si është shkruar tek profetët: ``Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje.
|
3 |
Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.
|
4 |
Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.
|
5 |
Dhe gjithë vendi i Judës dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagëzoheshin të gjithë nga ai në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e tyre.
|
6 |
Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.
|
7 |
Ai predikonte duke thënë: ``Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t`i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij.
|
8 |
Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë``.
|
9 |
Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan.
|
10 |
Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb.
|
11 |
Dhe një zë erdhi nga qielli: ``Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.
|
12 |
Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë;
|
13 |
dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.
|
14 |
Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,
|
15 |
dhe duke thënë: ``U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin``.
|
16 |
Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë.
|
17 |
Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ndiqmëni dhe unë do t`ju bëj peshkatarë njerëzish``.
|
18 |
Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
|
19 |
Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë.
|
20 |
Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën.
|
21 |
Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit.
|
22 |
Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.
|
23 |
Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë,
|
24 |
duke thënë: ``Ç`ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë``.
|
25 |
Por Jezusi e qortoi duke thënë: ``Hesht dhe dil prej tij!``.
|
26 |
Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij.
|
27 |
Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: ``Vallë ç`është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden``.
|
28 |
Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë.
|
29 |
Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.
|
30 |
Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.
|
31 |
Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t`u shërbejë.
|
32 |
Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.
|
33 |
Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.
|
34 |
Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin.
|
35 |
Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.
|
36 |
Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.
|
37 |
Dhe, kur e gjetën, i thanë: ``Të gjithë po të kerkojnë!``.
|
38 |
Dhe ai u tha atyre: ``Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur``.
|
39 |
Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.
|
40 |
Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: ``Po të duash, ti mund të më pastrosh``.
|
41 |
Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: ``Po, e dua, qofsh pastruar!``.
|
42 |
Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua.
|
43 |
Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi,
|
44 |
duke i thënë: ``Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta``.
|
45 |
Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.
|