| Chapter 3 |
1 |
Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.
|
2 |
Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.
|
3 |
Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ``Çohu në mes të të gjithëve!``.
|
4 |
Dhe u tha atyre: ``A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?``. Por ata heshtnin.
|
5 |
Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: ``Shtrije dorën tënde!``. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.
|
6 |
Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.
|
7 |
Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;
|
8 |
dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.
|
9 |
Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.
|
10 |
Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.
|
11 |
Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: ``Ti je Biri i Perëndisë!``.
|
12 |
Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.
|
13 |
Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.
|
14 |
Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t`i dërgonte të predikojnë,
|
15 |
dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.
|
16 |
Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;
|
17 |
Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";
|
18 |
Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,
|
19 |
dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.
|
20 |
Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s`mund të hanin.
|
21 |
Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ``Nuk është në vete``.
|
22 |
Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ``Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve``.
|
23 |
Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ``Si mund Satanai të dëbojë Satananë?
|
24 |
Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.
|
25 |
Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.
|
26 |
Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!
|
27 |
Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t`ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t`ia plaçkitë shtëpinë.
|
28 |
Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t`u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;
|
29 |
po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm``.
|
30 |
Sepse ata thoshnin: ``Ai ka një frymë të ndyrë!``.
|
31 |
Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.
|
32 |
Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: ``Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë``.
|
33 |
Por ai u përgjigj atyre duke thënë: ``Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?``.
|
34 |
Pastaj duke vështruar rreth e qark mbi ata që ishin ulur rreth tij, tha: ``Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!
|
35 |
Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!``.
|