| Chapter 9 |
1 |
Pastaj u tha atyre: ``Në të vërtetë ju them se midis jush që jeni këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi mbretëria e Perëndisë``.
|
2 |
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i çoi në vetmi, vetëm ata, mbi një mal të lartë; dhe u shpërfytyrua përpara tyre.
|
3 |
Dhe rrobat e tij u bënë të shndritshme dhe krejt të bardha, si bora, më të bardha nga sa nuk mund t`i zbardhojë asnjë rrobalarës mbi tokë.
|
4 |
Dhe atyre iu shfaqën Elia me Moisiun, që po bisedonin me Jezusin.
|
5 |
Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe i tha Jezusit: ``Mësues, për ne është mirë të jemi këtu; bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian!``.
|
6 |
Në fakt ai nuk dinte çfarë thoshte, sepse ata ishin të trembur.
|
7 |
Pastaj erdhi një re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli një zë që tha: ``Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni!``.
|
8 |
Dhe menjëherë ata shikuan rreth e qark, por nuk panë më asnjëri, përveçse Jezusi fill i vetëm me ta.
|
9 |
Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhëroi të mos i tregojnë askujt gjërat që kishin parë, derisa i Biri i njeriut të ringjallej prej së vdekuri.
|
10 |
Ata e mbajtën porosinë dhe diskutonin mes tyre se ç`do të thoshte të ringjallesh prej së vdekuri.
|
11 |
Pastaj e pyetën duke thënë: ``Përse skribët thonë se më parë duhet të vijë Elia?``.
|
12 |
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Elia me të vërtetë duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë; por, ashtu siç është shkruar për Birin e njeriut, ai duhet të vuajë shumë gjëra dhe të përçmohet.
|
13 |
Por unë po ju them se Elia erdhi dhe me të bënë ç`deshën, ashtu siç është shkruar për të``.
|
14 |
Mbasi u kthye te dishepujt, pa një turmë të madhe rreth tyre dhe disa skribë që po grindeshin me ta.
|
15 |
Dhe menjëherë e gjithë turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap për ta përshëndetur.
|
16 |
Atëherë ai i pyeti skribët: ``Për çfarë po diskutoni me ta?``.
|
17 |
Dhe dikush nga turma, duke u përgjigjur, tha: ``Mësues, të prura djalin tim që ka një frymë memece,
|
18 |
dhe e kap kudo, e përplas dhe ai shkumon, kërcëllon dhëmbët dhe i ngrijnë gjymtyrët. Dhe u thashë dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata s`e bënë dot.
|
19 |
Dhe ai duke u përgjigjur tha: ``O brez që s`beson, deri kur do të jem me ju? Deri kur do t`ju duroj? Ma sillni këtu!``.
|
20 |
Dhe ata ia prunë. Por, sapo e pa, fryma e përplasi me forcë dhe fëmija, që kishte rënë përtokë, rrokullisej duke shkumuar.
|
21 |
Dhe Jezusi e pyeti babanë e atij: ``Sa kohë ka që i ndodh kështu?``. Dhe ai tha: ``Që në fëmijëri.
|
22 |
Shpesh e ka hedhur në zjarr dhe në ujë për ta shkatërruar por, nëse mund të bësh diçka, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo!``.
|
23 |
Dhe Jezusi i tha: ``Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson``.
|
24 |
Menjëherë babai i fëmijës, duke bërtitur me lot, tha: ``Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim``.
|
25 |
Atëherë Jezusi, duke parë se po vinte turma me vrap, e qortoi frymën e ndyrë duke thënë: ``O frymë memece dhe e shurdhët, unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!``.
|
26 |
Dhe demoni, duke bërtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe fëmija mbeti si i vdekur, saqë shumë njerëz thoshin: ``Ka vdekur``.
|
27 |
Por Jezusi e zuri për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë.
|
28 |
Kur Jezusi hyri në shtëpi, dishepujt e vet e pyetën veçmas: ``Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?``.
|
29 |
dhe ai u tha atyre: ``Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim``.
|
30 |
Mbasi u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile; dhe ai nuk donte që ta merrte vesh njeri.
|
31 |
Ai, në fakt, i mësonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: ``Së shpejti Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi të jetë vrarë, ai do të ringjallet ditën e tretë``.
|
32 |
Por ata nuk i kuptonin këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.
|
33 |
Dhe arritën në Kapernaum; dhe kur hyri në shtëpi, i pyeti: ``Për çfarë diskutonit ndërmjet jush rrugës?``.
|
34 |
Dhe ata heshtën, sepse rrugës kishin diskutuar se cili ndër ta ishte më i madhi.
|
35 |
Atëherë ai u ul, i thirri të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ``Nëse dikush don të jetë i pari, le të bëhet i fundit i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve``.
|
36 |
Dhe mori një fëmijë të vogël dhe e vuri në mes të tyre; pastaj e mori në krahë dhe u tha atyre:
|
37 |
``Cilido që pranon një nga këta fëmijë në emrin tim, më pranon mua; dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar``
|
38 |
Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha: ``Mësues, ne pamë një njeri që nuk na ndjek, që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek``.
|
39 |
Por Jezusi tha: ``Mos ia ndaloni, sepse s`ka njeri që mund të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, dhe fill pas kësaj të flasë keq për mua.
|
40 |
Sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne.
|
41 |
Në fakt, kushdo që do t`ju japë të pini një gotë ujë në emrin tim, sepse jeni të Krishtit, në të vërtetë po ju them se me siguri nuk do ta humbasë shpërblimin e vet``.
|
42 |
``Dhe kush do të skandalizojë një nga këta të vegjël që besojnë në mua, do të ishte më mirë për të t`i varet në qafë një gur mulliri dhe të hidhet në det.
|
43 |
Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
|
44 |
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.
|
45 |
Dhe nëse këmba jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh i çalë në jetë, se sa të kesh dy këmbë dhe të të hedhin në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,
|
46 |
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.
|
47 |
Dhe nëse syri yt të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit,
|
48 |
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.
|
49 |
Sepse gjithkush duhet të kripet me zjarr, dhe çdo fli duhet të kripet me kripë.
|
50 |
Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do t`i jepni shijen? Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe njëri me tjetrin!``.
|