| Chapter 10 |
1 |
Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi në krahinën e Judesë gjatë Jordanit dhe përsëri u mblodhën rreth tij turma; ai përsëri filloi t`i mësojë, siç e kishte zakon.
|
2 |
Dhe farisenjtë, për ta vënë në provë, e pyetën: ``A është e ligjshme që burri ta lë gruan?``.
|
3 |
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?``.
|
4 |
Ata thanë: ``Moisiu ka lejuar të shkruhet letra e shkurorëzimit dhe ta lësh gruan``.
|
5 |
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull;
|
6 |
por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër.
|
7 |
Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij;
|
8 |
dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm.
|
9 |
Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!``.
|
10 |
Dhe në shtëpi dishepujt e vet e pyetën përsëri për këtë çështje.
|
11 |
Atëherë ai u tha atyre: ``Ai që lë gruan e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën me të.
|
12 |
Po ashtu, nëse gruaja lë burrin e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën.
|
13 |
Atëherë i prunë disa fëmijë të vegjël që ai t`i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata që i prunë.
|
14 |
Kur Jezusi e pa këtë, i indinjuar, u tha atyre: ``I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
|
15 |
Në të vërtetë po ju them se kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të``.
|
16 |
Dhe, si i mori në krahë, i bekoi duke vënë duart mbi ta.
|
17 |
Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: ``Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?``.
|
18 |
Dhe Jezusi i tha: ``Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
|
19 |
Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme. Mos mashtro. Ndero atin tënd dhe nënën tënde"``.
|
20 |
Dhe ai, duke iu përgjigjur, i tha: ``Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që në fëmijërinë time``.
|
21 |
Atëherë Jezusi e vështroi në fytyrë, ndjeu dashuri për të dhe i tha: ``Një gjë të mungon; shko, shit të gjitha ato që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja, merre kryqin tënd dhe më ndiq``.
|
22 |
Por ai u trishtua për këto fjalë dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumë pasuri.
|
23 |
Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: ``Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!``.
|
24 |
Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: ``O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria.
|
25 |
Éshtë më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, se sa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë``.
|
26 |
Dhe ata u çuditën edhe më tepër dhe i thoshin njëri-tjetrit: ``Atëherë kush vallë mund të shpëtohet?``.
|
27 |
Por Jezusi, duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: ``Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse gjithçka është e mundur për Perëndinë``.
|
28 |
Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe tha: ``Ja, ne lamë çdo gjë dhe të kemi ndjekur``.
|
29 |
Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin,
|
30 |
që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme.
|
31 |
Por shumë të parë do të jenë të fundit dhe shumë të fundit do të jenë të parët``.
|
32 |
Ata ishin në udhëtim për t`u ngjitur në Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin të tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi përsëri të dymbëdhjetët mënjanë dhe nisi t`u thotë çfarë do t`i ndodhte:
|
33 |
``Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t`u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve; dhe ata do ta dënojnë me vdekje dhe do ta dorëzojnë në duar të paganëve,
|
34 |
të cilët do ta tallin, do ta fshikullojnë, do ta pështyjnë dhe do ta vrasin, por ai, ditën e tretë, do të ringjallet``.
|
35 |
Atëherë Jakobi dhe Gjoni, bij të Zebedeut, iu afruan dhe i thanë: ``Mësues, ne dëshirojmë që ti të bësh për ne atë që do të të kërkojmë``.
|
36 |
Dhe ai u tha atyre: ``Çfarë doni të bëj për ju?``
|
37 |
Ata i thanë: ``Na lejo që të ulemi njëri në të djathtën tënde dhe tjetri në të majtën tënde në lavdinë tënde``.
|
38 |
Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ju nuk dini çfarë kërkoni. A mund të pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me atë pagëzim me të cilin unë jam pagëzuar?``. Ata i thanë: ``Po, mundemi``.
|
39 |
Dhe Jezusi u tha atyre: ``Vërtetë ju do të pini kupën që unë po pij dhe do të pagëzoheni me atë pagëzim me të cilin jam pagëzuar,
|
40 |
por nuk më takon mua të vë dikë të ulet në të djathtën time ose në të majtën time, por është për ata për të cilët është përgatitur``.
|
41 |
Kur i dëgjuan këto, të dhjetë të tjerët filluan të indinjohen kundër Jakobit dhe Gjonit.
|
42 |
Por Jezusi i thirri pranë vetes dhe tha: ``Ju e dini që ata që konsiderohen sundues të kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë mbi to pushtetin e tyre;
|
43 |
por kjo s`duhet të ndodhë midis jush; madje ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori juaj;
|
44 |
dhe kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë skllavi i të gjithëve.
|
45 |
Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave``.
|
46 |
Kështu arritën në Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me një turmë të madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verbër, ishte ulur gjatë rrugës dhe lypte.
|
47 |
Kur dëgjoi se ai që po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi të bërtasë dhe të thotë: ``Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!``.
|
48 |
Shumë e qortonin që të heshte, por ai bërtiste edhe më fort: ``Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!``.
|
49 |
Dhe Jezusi qëndroi dhe urdhëroi që ta thërrasin. Ata e thirrën, pra, të verbërin duke i thënë: ``Merr zemër, çohu, ai po të thërret!``.
|
50 |
Atëherë ai hodhi tej rrobën e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.
|
51 |
Dhe Jezusi mori fjalën dhe i tha: ``Çfarë do që unë të të bëj?``. I verbëri i tha: ``Rabboni, që të më kthehet të parit!``.
|
52 |
Dhe Jezusi i tha: ``Shko, besimi yt të shëroi``. Dhe në çast atij iu kthye të parit dhe nisi të ndjekë Jezusin në udhë.
|