| Chapter 1 |
1 |
Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë,
|
2 |
ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës,
|
3 |
m`u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t`i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil,
|
4 |
që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.
|
5 |
Në ditën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emër Zakaria, nga rendi i Abias; gruaja e tij ishte pasardhëse e Aaronit dhe quhej Elizabetë.
|
6 |
Që të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.
|
7 |
Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpe, dhe të dy ishin të kaluar në moshë.
|
8 |
Ndodhi që, kur Zakaria po ushtronte detyrën e tij priftërore para Perëndisë sipas rregullit të rendit të vet,
|
9 |
sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit për të djegur temjanin.
|
10 |
Ndërkaq mbarë turma e popullit rrinte jashtë e lutej, në orën e temjanit.
|
11 |
Atëherë një engëll i Zotit iu shfaq duke qëndruar në këmbë në të djathtën e altarit të temjanit.
|
12 |
Zakaria, kur e pa, u trondit dhe e zuri frika.
|
13 |
Por engjëlli i tha: ``Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t`ia vësh emrin Gjon.
|
14 |
Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.
|
15 |
Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s`ëmës.
|
16 |
Dhe do t`i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre.
|
17 |
Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t`i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t`ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë``.
|
18 |
Dhe Zakaria i tha engjëllit: ``Nga se do ta njoh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime është e kaluar në moshë``.
|
19 |
Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: ``Unë jam Gabrieli që rri në prani të Perëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.
|
20 |
Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre``.
|
21 |
Ndërkaq populli po priste Zakarian dhe çuditej që ai po vonohej aq shumë brenda tempullit.
|
22 |
Por, kur doli, nuk mundi t`u flasë atyre; atëherë ata e kuptuan se ai kishte pasur një vegim në tempull; ai u bënte shenja atyre, por mbeti i pagojë.
|
23 |
Dhe ndodhi që, kur u plotësuan ditët e shërbesës së tij, ai u kthye në shtëpinë e vet.
|
24 |
Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:
|
25 |
``Ja ç`më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve``.
|
26 |
Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,
|
27 |
te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.
|
28 |
Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: ``Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë``.
|
29 |
Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.
|
30 |
Dhe engjëlli i tha: ``Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.
|
31 |
Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t`ia vesh emrin Jezus.
|
32 |
Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t`i japë fronin e Davidit, atit të tij;
|
33 |
dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur``.
|
34 |
Dhe Maria i tha engjëllit: ``Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?``.
|
35 |
Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ``Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.
|
36 |
Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,
|
37 |
sepse me Perëndinë asgjë s`është e pamundshme``.
|
38 |
Atëherë Maria tha: ``Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate``. Dhe engjëlli u largua prej saj.
|
39 |
Dhe në ato ditë Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim në krahinën malore, në një qytet të Judesë,
|
40 |
dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën.
|
41 |
Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,
|
42 |
dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: ``Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.
|
43 |
Dhe përse po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë?
|
44 |
Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim.
|
45 |
Tani, e lumur është ajo që besoi, sepse gjërat që i janë thënë nga ana e Zotit do të realizohen!``.
|
46 |
Dhe Maria tha: ``Shpirti im e madhëron Zotin,
|
47 |
dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,
|
48 |
sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,
|
49 |
sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!
|
50 |
Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.
|
51 |
Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;
|
52 |
i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;
|
53 |
i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.
|
54 |
Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,
|
55 |
ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë``.
|
56 |
Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.
|
57 |
Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.
|
58 |
Fqinjët e saj dhe të afërmit, kur dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.
|
59 |
Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t`ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;
|
60 |
por e ëma ndërhyri dhe tha: ``Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon``.
|
61 |
Dhe ata i thanë: ``S`ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër``.
|
62 |
Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte që t`i quhej.
|
63 |
Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: ``Emri i tij është Gjon``. Dhe të gjithë u mrrekulluan.
|
64 |
Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh, dhe fliste duke bekuar Perëndinë.
|
65 |
Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.
|
66 |
Të gjitha ata që i dëgjuan, i vunë në zemrën e tyre duke thënë: ``Vallë kush do të jetë ky fëmijë?``. Dhe dora e Zotit ishte me të.
|
67 |
Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:
|
68 |
Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;
|
69 |
dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
|
70 |
ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë
|
71 |
prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,
|
72 |
për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t`u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,
|
73 |
betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë,
|
74 |
për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t`i shërbejmë pa frikë,
|
75 |
në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.
|
76 |
Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,
|
77 |
për t`i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;
|
78 |
për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,
|
79 |
për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes``.
|
80 |
Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë: dhe qëndroi në shkretëtirë deri në atë ditë, kur ai duhej t`i zbulohej Izraelit.
|