Albanian Bible

Luka 3

Luka

Return to Index

Chapter 4

1


 

   Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë,  

 

 


2


 

   ku për dyzet ditë e tundoi djalli; gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, por kur ato kaluan, e mori uria.  

 

 


3


 

   Dhe djalli i tha: ``Nëse je Biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë``.  

 

 


4


 

   Por Jezusi u përgjigj duke thënë: ``Éshtë shkruar: "Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë"``.  

 

 


5


 

   Pastaj djalli e çoi në një mal të lartë dhe, për një çast, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës.  

 

 


6


 

   Dhe djalli i tha: ``Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse m`u dha mua në dorë dhe unë ia jap kujt të dua.  

 

 


7


 

   Në qoftë se ti, pra, duke rënë përmbys, më adhuron, do të jetë krejt jotja``.  

 

 


8


 

   Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ``Largohu prej meje, Satana. Éshtë shkruar: "Adhuro Zotin, Përëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij"``.  

 

 


9


 

   Pastaj e çoi në Jeruzalem, e vuri në majë të tempullit, në cep, dhe i tha: ``Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë që këtej;  

 

 


10


 

   sepse është shkruar: "Ai do t`u urdhërojë engjëjve të vet rreth teje të të ruajnë.  

 

 


11


 

   Dhe ata do të të mbajnë mbi duart e tyre që këmba jote të mos ndeshë me asnjë gur"``.  

 

 


12


 

   Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: ``Éshtë thënë: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"``.  

 

 


13


 

   Dhe kur djalli i mbaroi të gjitha tundimet, u largua prej tij, për një farë kohe.  

 

 


14


 

   Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.  

 

 


15


 

   Dhe ai mësonte në sinagogat e tyre, i nderuar nga të gjithë.  

 

 


16


 

   Pastaj erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe si e kishte zakon ditën e shtunë, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar.  

 

 


17


 

   I dhanë në dorë librin e profetit Isaia; e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar:  

 

 


18


 

   ``Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit,  

 

 


19


 

   dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit``.  

 

 


20


 

   Pastaj, si e mbylli librin dhe ia dha shërbyesit, u ul; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë u drejtuan mbi të.  

 

 


21


 

   Atëherë ai nisi të thotë: ``Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja``.  

 

 


22


 

   Dhe të gjithë jepnin dëshmi dhe mrekulloheshin për fjalët e hirit që dilnin nga goja e tij, dhe thoshnin: ``Po ky, a nuk është biri i Jozefit?``.  

 

 


23


 

   Dhe ai u tha atyre: ``Me siguri ju do të më përmendni fjalën e urtë: "Mjek, shëro veten tënde"; të gjitha ato që dëgjuam se u bënë në Kapernaum, bëji edhe këtu në atdheun tënd``.  

 

 


24


 

   Por ai tha: ``Në të vërtetë po ju them se asnjë profet nuk mirëpritet në atdheun e vet.  

 

 


25


 

   Në të vërtetë po ju them se në kohën e Elias, kur qielli u mbyll për tre vjet e gjashtë muaj dhe u bë një uri e madhe në gjithë vendin, ishin shumë të veja në Izrael;  

 

 


26


 

   e megjithatë tek asnjëra nga ato nuk u dërgua Elia, përveç se te një grua e ve në Sareptë të Sidonit.  

 

 


27


 

   Dhe në kohën e profetit Elize kishte shumë lebrozë në Izrael; megjithatë asnjë prej tyre nuk u pastrua, përveç Naamanit Sirian``.  

 

 


28


 

   Kur i dëgjuan këto fjalë, të gjithë ata që ishin në sinagogë u zemëruan shumë.  

 

 


29


 

   Dhe u ngritën, e dëbuan nga qyteti dhe e çuan deri në buzë të majës së malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, për ta hedhur poshtë.  

 

 


30


 

   Por ai, duke kaluar përmes tyre, u largua.  

 

 


31


 

   Pastaj zbriti në Kapernaum, qytet i Galilesë, dhe i mësonte njerëzit ditët e shtuna.  

 

 


32


 

   Dhe ata habiteshin nga mësimi i tij, sepse fjala e tij ishte me autoritet.  

 

 


33


 

   Në sinagogë ishte një njeri që ishte pushtuar me frymën e një demoni të ndyrë. Ai bërtiti me zë të lartë duke thënë:  

 

 


34


 

   ``Ah, ç`ka mes nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatërrosh? Unë e di se kush je ti: i Shenjti i Perëndisë!``.  

 

 


35


 

   Por Jezusi e qortoi duke thënë: ``Hesht dhe dil prej tij!``. Dhe demoni, pasi e përplasi përpara tyre, doli prej tij pa i bërë asgjë të keqe.  

 

 


36


 

   Atëherë të gjithë i pushtoi habia dhe i thoshin njëri-tjetrit: ``Ç`fjalë është kjo, vallë? Ai urdhëron me autoritet dhe pushtet frymërat e ndyra dhe ata dalin!``.  

 

 


37


 

   Dhe fama e tij përhapej në çdo vend të krahinës përreth.  

 

 


38


 

   Mbasi doli nga sinagoga, Jezusi hyri në shtëpinë e Simonit. Vjehrrën e Simonit e kishin zënë ethe të forta; dhe ata e lutën për të.  

 

 


39


 

   Ai u përkul mbi të, qortoi ethet dhe ato e lëshuan; dhe ajo u ngrit menjëherë dhe filloi t`u shërbejë.  

 

 


40


 

   Kur perëndoi dielli, të gjithë ata që kishin të sëmurë me sëmundje të ndryshme i prunë tek ai; dhe ai i shëroi duke vënë duart mbi secilin prej tyre.  

 

 


41


 

   Prej shumë vetëve dilnin demonë që bërtitnin dhe thoshnin: ``Ti je Krishti, Biri i Perëndisë``. Por ai i qortonte dhe nuk i lejonte të flisnin, sepse ata e dinin se ai ishte Krishti.  

 

 


42


 

   Kur zbardhi drita ai doli dhe shkoi në një vend të pabanuar. Por turmat e kërkonin dhe e arritën; dhe e mbanin që të mos largohej prej tyre.  

 

 


43


 

   Por ai u tha atyre: ``Më duhet ta shpall lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë jam dërguar``.  

 

 


44


 

   Dhe ai predikonte nëpër sinagoga të Galilesë.  

 

 


Luka 5

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: