| Chapter 5 |
1 |
Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë,
|
2 |
pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat.
|
3 |
Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka.
|
4 |
Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: ``Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk``.
|
5 |
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: ``Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.
|
6 |
Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta.
|
7 |
Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t`i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin.
|
8 |
Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: ``Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar``.
|
9 |
Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë.
|
10 |
E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: ``Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë``.
|
11 |
Pastaj ata, si i nxorën në breg barkat, lanë çdo gjë dhe ndiqnin.
|
12 |
Ndodhi që, ndërsa Jezusi ndodhej në një nga ato qytete, erdhi një njeri i mbushur plot me lebër, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrë për dhe dhe iu lut duke thënë: ``Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh``.
|
13 |
Atëherë ai e zgjati dorën, e preku duke thënë: ``Po, e dua, qofsh i pastruar``. Dhe menjëherë lebra iu zhduk.
|
14 |
Dhe Jezusi e urdhëroi: ``Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bëj një ofertë për pastrimin tënd, sikurse e ka përshkruar Moisiu, që kjo t`u shërbejë si dëshmi``.
|
15 |
Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t`u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta.
|
16 |
Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej.
|
17 |
Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi po mësonte, ishin të pranishëm, ulur, disa farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë, të Judesë dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, që të kryente shërime.
|
18 |
Dhe ja, disa njerëz po sillnin mbi një vig një njeri të paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij.
|
19 |
Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmjet tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit.
|
20 |
Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: ``Njeri, mëkatet e tua të janë falur``.
|
21 |
Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: ``Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t`i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?``.
|
22 |
Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: ``Ç`po arsyetoni në zemrat tuaja?
|
23 |
Çfarë është më e lehtë, të thuhet: "Mëkatet e tua të janë falur", apo të thuhet: "Çohu dhe ec"?
|
24 |
Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!``.
|
25 |
Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.
|
26 |
Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: ``Sot pamë gjëra të mahnitshme``.
|
27 |
Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: ``Ndiqmë``.
|
28 |
Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.
|
29 |
Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.
|
30 |
Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: ``Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?``.
|
31 |
Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: ``Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.
|
32 |
Unë nuk erdha t`i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët``.
|
33 |
Atëherë ata i thanë: ``Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?``.
|
34 |
Ai u përgjigj atyre: ``A mund t`i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta?
|
35 |
Por do të vijnë ditët kur do t`ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë``.
|
36 |
Përveç kësaj ai u tregoi një shëmbëlltyrë: ``Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës.
|
37 |
Dhe askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re i pëlcet kacekët, dhe ajo derdhet e kacekët shkojnë dëm.
|
38 |
Por duhet shtënë vera e re në kacekë të rinj dhe kështu që të dyja ruhen.
|
39 |
Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do menjëherë verë të re, sepse ai thotë: "E vjetra është më e mirë"``.
|