Albanian Bible

Luka 8

Luka

Return to Index

Chapter 9

1


 

   Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet.  

 

 


2


 

   Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.  

 

 


3


 

   Dhe u tha atyre: ``Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.  

 

 


4


 

   Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni.  

 

 


5


 

   Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre``.  

 

 


6


 

   Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.  

 

 


7


 

   Herodi, tetrarku, kishte dëgjuar për të gjitha gjërat që kishte kryer Jezusi dhe ishte në mëdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur së vdekuri,  

 

 


8


 

   të tjerë se ishte shfaqur Elia, e disa të tjerë se ishte ringjallur një nga profetët e lashtë.  

 

 


9


 

   Por Herodi tha: ``Gjonit unë ia kam prerë kokën; kush do të jetë ky, për të cilin po dëgjoj të thuhen të tilla gjëra?``. Dhe kërkonte ta shihte.  

 

 


10


 

   Kur u kthyen apostujt, i treguan Jezusit të gjitha gjërat që kishin bërë. Atëherë ai i mori me vete dhe u tërhoq mënjanë, në një vend të shkretë të një qyteti, që quhej Betsaida.  

 

 


11


 

   Po, kur turmat e morën vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirëpriti dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe shëronte ata që kishin nevojë për shërim.  

 

 


12


 

   Tani kur dita filloi të mbarojë, të dymbëdhjetët iu afruan dhe i thanë: ``Nise turmën, që të shkojë nëpër fshatra e nëpër fushat përreth, që të gjejë strehë dhe ushqim, sepse këtu jemi në një vend të shkretë``.  

 

 


13


 

   Por ai u tha atyre: ``U jepni ju të hanë``. Ata u përgjigjen: ``Ne nuk kemi tjetër veç se pesë bukë e dy peshq; vetëm nëse shkojmë vetë të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz``.  

 

 


14


 

   Ishin, pra, rreth pesë mijë burra. Por ai u tha dishepujve të vet: ``I vini të ulen në grupe nga pesëdhjetë``.  

 

 


15


 

   Ata vepruan në këtë mënyrë dhe i ulën të gjithë.  

 

 


16


 

   Atëherë ai i mori të pesë bukët dhe të dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytë drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve të vet që t`ia shpërndajnë turmës.  

 

 


17


 

   Dhe të gjithë hëngrën e u ngopën; nga copat që tepruan mblodhën dymbëdhjetë shporta.  

 

 


18


 

   Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. Dhe ai i pyeti duke thënë: ``Kush thonë turmat se jam unë?``.  

 

 


19


 

   Ata duke u përgjgjur thanë: ``Disa thonë "Gjon Pagëzori", të tjerë "Elia" dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur``.  

 

 


20


 

   Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``. Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: ``Krishti i Perëndisë``.  

 

 


21


 

   Atëherë ai i porositi rreptë dhe i urdhëroi të mos i tregojnë kurrkujt,  

 

 


22


 

   duke thënë: ``Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, ta përbuzin pleqtë, krerët e priftërinjve dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet``.  

 

 


23


 

   Pastaj u tha të gjithëve: ``Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.  

 

 


24


 

   Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.  

 

 


25


 

   E pra, ç`dobi ka njeriu po të fitojë tërë botën, dhe pastaj të shkatërrojë veten dhe të shkojë në humbje?  

 

 


26


 

   Sepse, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t`i vijë turp për të, kur të vijë në lavdinë e vet dhe të Atit e të engjëjve të shenjtë.  

 

 


27


 

   Në të vërtetë po ju them se këtu janë të pranishëm disa që nuk do ta shjojnë vdekjen, para se ta shohin mbretërinë e Perëndisë``.  

 

 


28


 

   Dhe ndodhi që afërsisht tetë ditë pas këtyre thënieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit në mal për t`u lutur.  

 

 


29


 

   Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme.  

 

 


30


 

   Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia,  

 

 


31


 

   të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.  

 

 


32


 

   Pjetri dhe shokët e tij ishin të këputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që ishin bashkë me të.  

 

 


33


 

   Dhe, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: ``Mësues, për ne është mirë të rrijmë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian``; por ai nuk dinte ç`thoshte.  

 

 


34


 

   Dhe ndërsa ai po fliste kështu, erdhi një re që i mbuloi në hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynë në re.  

 

 


35


 

   Dhe një zë dilte nga reja duke thënë: ``Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni``.  

 

 


36


 

   Dhe ndërsa fliste ky zë, Jezusi u gjet krejt vetëm. Ata heshtën dhe në ato ditë nuk i treguan kurrkujt asgjë nga ç`kishin parë.  

 

 


37


 

   Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, ndodhi që një turmë e madhe i doli përpara Jezusit.  

 

 


38


 

   Dhe ja, një burrë nga turma filloi të bërtasë, duke thënë: ``Mësues, të lutem, ktheje vështrimin mbi djalin tim, sepse është i vetmi që kam.  

 

 


39


 

   Dhe ja, një frymë e kap dhe menjëherë ai bërtet; pastaj e përpëlit dhe e bën të nxjerrë shkumë dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.  

 

 


40


 

   U jam lutur dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata nuk kanë mundur``.  

 

 


41


 

   Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``O brez mosbesues dhe i çoroditur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t`ju duroj? Sille këtu djalin tënd``.  

 

 


42


 

   Dhe, ndërsa fëmija po afrohej, demoni e përpëliti atë dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dorëzoi atit të vet.  

 

 


43


 

   Të gjithë mbetën të mahnitur nga madhëria e Perëndisë. Dhe, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte Jezusi, ai u tha dishepujve të vet:  

 

 


44


 

   ``I shtini mirë në vesh këto fjalë, sepse Biri i njeriut do të bjerë në duart e njerëzve``.  

 

 


45


 

   Por ata nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta dhe për këtë shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin për ato që kishte thënë.  

 

 


46


 

   Pastaj midis tyre filloi një grindje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.  

 

 


47


 

   Atëherë Jezusi, duke ditur ç`mendime kishin në zemrat e tyre, mori një fëmijë të vogël dhe e afroi pranë vetes,  

 

 


48


 

   dhe u tha atyre: ``Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua, sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh``.  

 

 


49


 

   Atëherë Gjoni e mori fjalën dhe tha: ``Mësues, ne pamë një që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk të ndjek bashkë me ne``.  

 

 


50


 

   Por Jezusi i tha: ``Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër nesh është me ne``.  

 

 


51


 

   Ndodhi që kur po plotësohej koha që Jezusi duhet të ngrihej në qiell, ai vendosi prerazi të shkojë në Jeruzalem,  

 

 


52


 

   dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Këta, si u nisën, hynë në një fshat të Samaritanëve, për t`i përgatitur ardhjen.  

 

 


53


 

   Por ata të fshatit nuk deshën ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrë të drejtuar nga Jeruzalemi.  

 

 


54


 

   Kur e panë këtë gjë, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanë: ``Zot, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t`i përvëlojë, ashtu si bëri edhe Elia?``.  

 

 


55


 

   Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thënë: ``Ju nuk e dini nga cili frymë jeni;  

 

 


56


 

   sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtërat e njerëzve, po për t`i shpëtuar``. Pastaj shkuan në një fshat tjetër.  

 

 


57


 

   Ndodhi që, ndërsa po ecnin rrugës, dikush i tha: ``Zot, unë do të të ndjek kudo të shkosh``.  

 

 


58


 

   Por Jezusi i tha: ``Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën``.  

 

 


59


 

   Pastaj i tha një tjetri: ``Ndiqmë!``. Por ai përgjigjej: ``Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim``.  

 

 


60


 

   Jezusi i tha: ``Lëri të vdekurit t`i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë``.  

 

 


61


 

   Akoma një tjetër i tha: ``Zot, unë do të të ndjek ty, por më lejo më parë të ndahem me ata të familjes sime``.  

 

 


62


 

   Jezusi i tha: ``Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë``.  

 

 


Luka 10

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: