| Chapter 18 |
1 |
Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,
|
2 |
duke thënë: ``Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.
|
3 |
Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: "Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim".
|
4 |
Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: "Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s`kam respekt për asnjeri,
|
5 |
duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t`ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë"``.
|
6 |
Dhe Zoti tha: ``Dëgjoni ç`thotë gjykatësi i padrejtë.
|
7 |
Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre?
|
8 |
Po, unë ju them se ai do t`ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?``.
|
9 |
Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.
|
10 |
``Dy njerëz u ngjitën në tempull për t`u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës.
|
11 |
Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.
|
12 |
Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam".
|
13 |
Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t`i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: "O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit".
|
14 |
Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet``.
|
15 |
I prunë edhe disa fëmijë të vegjël që t`i prekte; por dishepujt, kur panë këtë, i qortuan.
|
16 |
Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: ``I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
|
17 |
Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje``.
|
18 |
Një nga krerët e pyeti duke thënë: ``Mësues i mirë, ç`duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?``.
|
19 |
Dhe Jezusi i tha: ``Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
|
20 |
Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rrem, ndero atin tënd dhe nënën tënde"``.
|
21 |
Dhe ai tha: ``Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia``.
|
22 |
Si e dëgjoi, Jezusi i tha: ``Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq``.
|
23 |
Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur.
|
24 |
Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: ``Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!
|
25 |
Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë``.
|
26 |
Dhe ata që e dëgjonin thanë: ``Po kush, pra, mund të shpëtohet?``.
|
27 |
Por ai tha: ``Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë``.
|
28 |
Pastaj Pjetri tha: ``Ja, ne kemi lënë çdo gjë dhe të kemi ndjekur``.
|
29 |
Dhe ai u tha atyre: ``Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për mbretërinë e Perëndisë,
|
30 |
që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme``.
|
31 |
Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ``Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen.
|
32 |
Ai, pra, do t`u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.
|
33 |
Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë``.
|
34 |
Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë.
|
35 |
Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte;
|
36 |
dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte;
|
37 |
iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.
|
38 |
Atëherë ai bërtiti duke thënë: ``O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua``.
|
39 |
Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: ``O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua``.
|
40 |
Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdheroi t`ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti
|
41 |
duke thëne: ``Çfarë dëshiron të bëj për ty?``. Dhe ai tha: ``Zot, të rimarr dritën e syve``.
|
42 |
Dhe Jezusi i tha: ``Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi``.
|
43 |
Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.
|