| Chapter 5 |
1 |
Pas këtyre ngjarjeve ishte një festë e Judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
|
2 |
Në Jeruzalem, afër portës së dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë portikë.
|
3 |
Nën to dergjeshin një numër i madh të lënguarish: të verbër, të çalë dhe të paralizuar, të cilët prisnin lëvizjen e ujit.
|
4 |
Sepse një engjëll, kohë pas kohe, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte, mbasi uji ishte lëvizur, shërohej nga çfarëdo sëmundje që të kishte.
|
5 |
Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh.
|
6 |
Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: ``A dëshiron të shërohesh?``.
|
7 |
I lënguari u përgjigj: "Zot, unë s`kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg; dhe, ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje``.
|
8 |
Jezusi i tha: ``Çohu, merr vigun tënd dhe ec!``.
|
9 |
Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte e shtunë.
|
10 |
Prandaj Judenjtë i thanë atij që u shërua: ``Éshtë e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!``.
|
11 |
Ai iu përgjigj atyre: ``Ai që më shëroi më tha: "Merre vigun tënd dhe ec!"``.
|
12 |
Atëherë ata e pyetën: ``Kush është ai njeri që të tha: "Merre vigun tënd dhe ec"?``.
|
13 |
Por ai që ishte shëruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar për shkak të turmës që ishte në atë vend.
|
14 |
Më vonë Jezusi e gjeti në tempull dhe i tha: ``Ja, ti u shërove; mos mëkato më që të mos të të bëhet një gjë më e keqe``.
|
15 |
Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai që e shëroi.
|
16 |
Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.
|
17 |
Por Jezusi u përgjigj atyre: ``Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj``.
|
18 |
Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë.
|
19 |
Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.
|
20 |
Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t`i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.
|
21 |
Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do.
|
22 |
Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,
|
23 |
që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.
|
24 |
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.
|
25 |
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.
|
26 |
Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete;
|
27 |
dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.
|
28 |
Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij
|
29 |
dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.
|
30 |
Unë s`mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.
|
31 |
Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.
|
32 |
Éshtë një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia që ai jep për mua është e vërtetë.
|
33 |
Ju keni dërguar te Gjoni dhe ai i ka dhënë dëshmi të vërtetës.
|
34 |
Tani unë nuk e marr dëshminë nga asnjë njeri, por i them këto gjëra që ju të shpëtoheni.
|
35 |
Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.
|
36 |
Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për mua, se Ati më ka dërguar.
|
37 |
Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,
|
38 |
dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk besoni në atë që ai ka dërguar.
|
39 |
Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.
|
40 |
Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.
|
41 |
Unë nuk marr lavdi nga njerëzit.
|
42 |
Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.
|
43 |
Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.
|
44 |
Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?
|
45 |
Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t`ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;
|
46 |
sepse nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.
|
47 |
Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t`u besoni fjalëve të mia?``.
|