| Chapter 13 |
1 |
Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.
|
2 |
Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtënë në zemër Judë Iskariotit, birit të Simonit, ta tradhtonte,
|
3 |
Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar, dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej,
|
4 |
u ngrit nga darka dhe hoqi rrobat e tij, mori një peshqir dhe u ngjesh.
|
5 |
Mbasi hodhi ujë në një legen, filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t`ua fshijnte me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.
|
6 |
Erdhi, pra, te Simon Pjetri. Dhe ai i tha: ``Zot, ti të m`i lash këmbët mua?``.
|
7 |
Jezusi u përgjigj dhe i tha: ``Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj``.
|
8 |
Pjetri i tha: ``Ti kurrë nuk do të m`i lash këmbët``. Jezusi iu përgjigi: ``Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua``.
|
9 |
Simon Pjetri i tha: ``Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën``.
|
10 |
Jezusi i tha: ``Ai që është i larë, s`ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë``.
|
11 |
Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: ``Nuk jeni të gjithë të pastër``.
|
12 |
Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: ``A e kuptoni këtë që ju kam bërë?
|
13 |
Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.
|
14 |
Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t`i lani këmbët njëri-tjetrit.
|
15 |
Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.
|
16 |
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar.
|
17 |
Po t`i dini këto gjëra, të lumur jeni ju nëse do t`i bëni.
|
18 |
Nuk po flas për ju të gjithë; unë i njoh ata që kam zgjedhur, por duhet të përmbushet ky Shkrim: "Ai që ha bukën me mua, ka ngritur thembrën kundër meje".
|
19 |
Po ju them që tani, para se të ndodhë, që, kur të ketë ndodhur, të besoni se unë jam Krishti.
|
20 |
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush pranon atë që dërgoj unë, më pranon mua; dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar``.
|
21 |
Mbasi i tha këto fjalë, Jezusi, u trondit në frymë, dhe dëshmoi e tha: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë``.
|
22 |
Atëherë dishepujt u panë njëri me tjetrin, por nuk arrinin të kuptonin për kë po fliste.
|
23 |
Por një nga dishepujt e tij, të cilin Jezusi e donte, ishte mbështetur te kraharori i Jezusit.
|
24 |
Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë të pyeste kush ishte ai për të cilin foli.
|
25 |
Dhe ai dishepull, duke u përkulur mbi kraharorin e Jezusit, e pyeti: ``Zot, kush është?``.
|
26 |
Jezusi u përgjigj: ``Éshtë ai të cilit do t`i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer``. Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.
|
27 |
Dhe pas kafshatës, Satani hyri në të. Atëherë Jezusi i tha: ``Ç`ke për të bërë, bëje shpejt!``.
|
28 |
Por asnjë nga ata që ishin në tryezë nuk e mori vesh pse ai e tha këtë.
|
29 |
Disa në fakt mendonin se, duke qenë se Juda e mbante qesen, Jezusi i kishte thënë: ``Bli gjërat që na duhen për festën``; ose që t`u jepte diçka të varfërve.
|
30 |
Ai, pra, mori kafshatën dhe doli menjëherë. Ishte natë.
|
31 |
Kur doli ai, Jezusi tha: ``Tani Biri i njeriut është përlëvduar dhe Perëndia është përlëvduar në të.
|
32 |
Në qoftë se Perëndia është përlëvduar në të, Perëndia do ta përlëvdojë edhe në vetvete dhe do ta përlëvdojë menjëherë.
|
33 |
Djema, edhe për pak kohë jam me ju; ju do të më kërkoni, por ashtu siç u kam thënë Judenjve: "Atje ku po shkoj unë ju nuk mund të vini". Kështu tani po ju them edhe juve.
|
34 |
Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.
|
35 |
Prej kësaj do t`ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin``.
|
36 |
Simon Pjetri i tha: ``Zot, ku po shkon?``. Jezusi iu përgjigj: ``Atje ku po shkoj unë, ti nuk mund të më ndjekësh tani; por më vonë do të më ndjekësh``.
|
37 |
Pjetri i tha: ``Zot, pse nuk të ndiqkam dot tani? Unë do të jap jetën time për ty!``.
|
38 |
Jezusi iu përgjigj: ``Ti do ta japësh jetën tënde për mua? Në të vërtetë, në të vërtetë po të them: gjeli nuk do të këndojë, para se ti të më kesh mohuar tri herë!``.
|