| Chapter 5 |
1 |
Kurse një farë burri, me emër Anania, me gruan e vet Safira, shiti një arë,
|
2 |
por mbajti për vete një pjesë të parave, me miratimin e gruas, dhe e çoi mbetjen te këmbët e apostujve.
|
3 |
Por Pjetri i tha: ``Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës?
|
4 |
Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!``.
|
5 |
Kur i dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha shpirt. Dhe një frikë e madhe i zuri të gjithë ata që i dëgjuan këto gjëra.
|
6 |
Atëherë u ngritën disa të rinj, e mbështollën, e mbartën jashtë dhe e varrosën.
|
7 |
Dhe afërsisht tre orë më vonë hyri dhe gruaja e tij, e cila nuk dinte ç`kishte ndodhur.
|
8 |
Dhe Pjetri i drejtoi fjalën, duke thënë: ``Më thuaj, a e shitët arën për kaq?``. Dhe ajo u përgjigj: ``Po, për aq``.
|
9 |
Atëherë Pjetri i tha: ``Pse u morët vesh që ta tundoni Frymën e Zotit? Ja, këmbët e atyre që e varrosën burrin tënd janë në prag të derës dhe do të të mbartin jashtë edhe ty!``.
|
10 |
Në moment ajo ra te këmbët e tij dhe dha shpirt. Dhe të rinjtë, si hynë, e gjetën të vdekur, e mbartën jashtë dhe e varrosën pranë burrit të saj.
|
11 |
Kështu një frikë e madhe e zuri gjithë kishën dhe gjithë ata që i dëgjonin këto gjëra.
|
12 |
Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve. Të gjithë me një mendje të vetme mblidheshin nën portikun e Salomonit.
|
13 |
Dhe asnjeri nga të tjerët nuk guxonte të bashkohej me ta; por populli i lartësonte.
|
14 |
Kështu Zotit i shtohej një numër gjithnjë e më i madh besimtarësh, turma burrash dhe grash,
|
15 |
aq sa i binin të sëmurët në sheshe, i vinin në shtretër e në shtroja, që kur kalonte Pjetri, të paktën hija e tij të mbulonte ndonjë nga ata.
|
16 |
Edhe një turmë nga qytetet përreth turrej në Jeruzalem, duke sjellë të sëmurët dhe ata që mundoheshin nga frymëra të ndyra dhe të gjithë shëroheshin.
|
17 |
Atëherë u ngritën kryeprifti dhe të gjithë ata që ishin me të, domethënë sekti i saducenjve, plot smirë,
|
18 |
dhe vunë dorë mbi apostujt dhe i futën në burgun publik.
|
19 |
Por një engjëll i Zotit, natën, i hapi dyert e burgut dhe, si i nxori jashtë, tha:
|
20 |
``Shkoni, paraqituni në tempull dhe i shpallni popullit të gjitha fjalët e kësaj jete``.
|
21 |
Dhe ata, si i dëgjuan këto, hynë në tempull kur zbardhte dita dhe mësonin. Por kryeprifti dhe ata që ishin me të, erdhën dhe thirrën bashkë sinedrin dhe të gjithë pleqtë e bijve të Izraelit; pastaj dërguan rojet në burg për t`i sjellë apostujt.
|
22 |
Por rojet, kur arritën në burg, nuk i gjetën; dhe kur u kthyen bënë raportimin e tyre,
|
23 |
duke thënë: ``Ne e gjetëm burgun të mbyllur me kujdes dhe rojet në këmbë përpara dyerve; por kur i hapëm, nuk gjetëm asnjeri brenda``.
|
24 |
Por kryeprifti, komandanti i rojeve të tempullit dhe krerët e priftërinjve, kur i dëgjuan këto gjëra, mbetën të habitur lidhur me këtë, sepse nuk dinin ç`donte të thoshte gjithë kjo punë.
|
25 |
Por erdhi dikush që u raportoi atyre duke thënë: ``Ja, këta njerëz që ju i futët në burg janë në tempull dhe po mësojnë popullin``.
|
26 |
Atëherë komandanti shkoi me rojet dhe i solli, pa dhunë, nga frika se mos populli i vriste me gurë.
|
27 |
Kështu, pra, i sollën dhe i paraqitën përpara sinedrit; dhe kryeprifti i pyeti,
|
28 |
duke thënë: ``Po a nuk ju kemi ndaluar rreptësisht të mësoni në atë emër? Dhe ja, ju e keni mbushur Jeruzalemin me doktrinën tuaj dhe doni që të bjerë mbi ne gjaku i atij njeriu``.
|
29 |
Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: ``Duhet t`i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.
|
30 |
Perëndia e etërve tanë e ka ringjallur Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru.
|
31 |
Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t`i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.
|
32 |
Dhe për këto gjëra ne jemi dëshmitarë të tij, si edhe Fryma e Shenjtë, që Perëndia ua ka dhënë atyre që i binden atij``.
|
33 |
Kur i dëgjuan këto gjëra, ata u tërbuan dhe vendosën t`i vrasin.
|
34 |
Por një farise, me emër Gamaliel, mësues i ligjit dhe i nderuar nga gjithë populli, u ngrit në këmbë në sinedër dhe urdhëroi të nxirren jashtë apostujt për një moment.
|
35 |
Pastaj u tha atyre të sinedrit: ``Burra të Izraelit, mendohuni mirë për atë që do t`u bëni këtyre njerëzve.
|
36 |
Sepse pak kohë më parë u ngrit Teuda që thoshte se ishte dikush; rreth tij u mblodhën afro katërqind burra; por ai u vra dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë dhe u asgjësuan.
|
37 |
Pas tij, në kohën e regjistrimit të popullsisë, u ngrit Juda Galileas që tërhoqi pas vetes shumë njerëz; edhe ai humbi, dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë.
|
38 |
Tani unë po ju them t`u rrini larg këtyre njerëzve dhe t`i lironi, sepse në qoftë se ky plan ose kjo vepër është prej njerëzve, ajo do të prishet,
|
39 |
por nëse është prej Perëndisë, ju nuk mund ta prishni, sepse do të gjendeshit në luftë kundër vetë Perëndisë!``.
|
40 |
Dhe ata ia vunë veshin. Dhe, mbasi i thirrën apostujt, i rrahën dhe u dhanë urdhër të mos flasin në emër të Jezusit; pastaj i lanë të shkojnë.
|
41 |
Kështu ata u larguan nga sinedri, duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit.
|
42 |
Dhe çdo ditë, në tempull e nëpër shtëpi, nuk pushonin duke mësuar dhe duke shpallur lajmin e mirë: që Jezusi është Krishti.
|