Albanian Bible

Veprat e Apostujve 22

Veprat e Apostujve

Return to Index

Chapter 23

1


 

   Pali, duke shikuar nga sinedri, tha: ``Vëllezër, deri në këtë unë jam sjellë përpara Perëndisë me ndërgjegje krejt të mirë``.  

 

 


2


 

   Kryeprifti Anania u dha urdhër atëherë atyre që ishin pranë tij ta godisnin në gojë.  

 

 


3


 

   Atëherë Pali i tha: ``Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin``.  

 

 


4


 

   Dhe ata që ishin të pranishëm thanë: ``E fyen ti kryepriftin e Perëndisë?``.  

 

 


5


 

   Pali u përgjigj: ``Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar: "Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd"``.  

 

 


6


 

   Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: ``Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem``.  

 

 


7


 

   Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça;  

 

 


8


 

   sepse saducenjtë thonë se nuk ka ringjallje, as engjëll, as frymë, ndërsa farisenjtë pohojnë edhe njërën dhe tjetrën.  

 

 


9


 

   Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: ``Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë``.  

 

 


10


 

   Dhe duke qenë se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali bëhej copa-copa prej tyre, u dha urdhër ushtarëve të zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta çojnë përsëri në fortesë.  

 

 


11


 

   Një natë më pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: ``Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë``.  

 

 


12


 

   Kur zbardhi dita, disa Judenj kurdisën një komplot duke u lidhur me betim që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.  

 

 


13


 

   Ata që kishin bërë këtë komplot ishin më tepër se dyzet.  

 

 


14


 

   Ata u paraqitën para krerëve të priftërinjve dhe para pleqve dhe thanë: ``Ne jemi lidhur me betim të mos vëmë gjë në gojë, derisa të vrasim Palin.  

 

 


15


 

   Ju, pra, me sinedrin, i bëni një kërkesë tribunit që t`jua sjellë nesër, gjoja se doni ta hetoni më thellë çështjen e tij; dhe ne, para se të afrohet, do të jemi gati ta vrasim``.  

 

 


16


 

   Por djali i motrës së Palit, si e mori vesh kurthin, rendi në fortesë dhe, mbasi hyri, i tregoi Palit.  

 

 


17


 

   Atëherë Pali thirri një nga centurionët pranë vetes dhe i tha: ``Çoje këtë djalë tek kryemijëshi, sepse ka diçka për t`i thënë``.  

 

 


18


 

   Atëherë ai e mori dhe e çoi tek kryemijëshi dhe tha: ``Pali, i burgosuri, më thirri dhe m`u lut të të sjell këtë djalë, sepse ka diçka për të të thënë``.  

 

 


19


 

   Atëherë kryemijësi e kapi për dore, e mori mënjanë dhe e pyeti: ``Çfarë ke për të më thënë?``.  

 

 


20


 

   Ai tha: ``Judenjtë janë marrë vesh që të të kërkojnë që nesër ta nxjerrësh Palin poshtë, në sinedër, se gjoja dashkan ta hetojnë më thellë çështjen e tij.  

 

 


21


 

   Prandaj ti mos ua vër veshin, sepse më shumë se dyzet burra nga ata kanë ngritur kurth kundër tij, sepse janë zotuar duke u lidhur me betim, të mos hanë e të mos pinë, derisa ta kenë vrarë; dhe tani janë gati dhe presin që ti t`ua lejosh atyre``.  

 

 


22


 

   Tribuni, pra, e la të shkojë djalin, duke e urdhëruar që të mos i tregojë kurrkujt se e kishte vënë në dijeni për këto gjëra.  

 

 


23


 

   Pastaj thirri dy centurionë dhe u tha: ``Bëni gati që nga ora tre e natës dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës, për të shkuar deri në Cezare``.  

 

 


24


 

   Dhe u tha të bëjnë gati kuajt që ta hipte Pali dhe ta çonin shëndoshë e mirë te qeveritari Feliks.  

 

 


25


 

   Ai shkroi një letër me këtë përmbajtje:  

 

 


26


 

   ``Klaud Lisia, qeveritarit shumë të shkëlqyeshëm Feliks, shëndet.  

 

 


27


 

   Ky njeri ishte kapur nga Judenjtë që ishin gati ta vrisnin, kur ia mbërrita unë me ushtarët dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.  

 

 


28


 

   Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre.  

 

 


29


 

   Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin.  

 

 


30


 

   Dhe, kur më njoftuan për kurthin që Judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!``.  

 

 


31


 

   Ushtarët, pra, sipas urdhrit të dhënë, morën në dorëzim Palin dhe e çuan natën në Antipatridë.  

 

 


32


 

   Të nesërmen, pasi ua lanë si detyrë kalorësve të shkojnë me të, u kthyen në fortesë.  

 

 


33


 

   Ata, pasi arritën në Cezare dhe ia dorëzuan letrën qeveritarit, i paraqitën edhe Palin.  

 

 


34


 

   Mbasi e lexoi letrën, qeveritari e pyeti Palin nga ç`krahinë ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,  

 

 


35


 

   i tha: ``Unë do të të dëgjoj kur të mbrrijnë edhe paditësit e tu``. Dhe urdhëroi që ta ruanin në pretoriumin e Herodit.  

 

 


Veprat e Apostujve 24

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: